Kosova ka pësuar humbje dinjitoze nga superfuqia botërore e futbollit, Spanja.
Në “La Cartuja” të Sevillës, Spanja ishte nikoqire e “Dardanëve”, shkruan FrontOnline.
Ndeshja e vlefshme për ciklin eliminator për Kupën e Botës “Katar 2022” i takoi Spanjës me rezultat 3:1.
Pas ndeshjes, trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka thënë se skuadra e tij ka mundur të pësojë më shumë gola, derisa thekson se djelmoshat e tij kanë “luftuar” kundër një skuadre shumë të fortë.
“Nuk mund të them diçka skuadrës, sepse kemi luajtur kundër një ekipi shumë të fortë. Ata nuk ia japin topin kundërshtarit. Nëse ti i bën presion, ata të zënë në kundërsulm. I patë shumicën e lojtarëve të tyre, ndoshta më të mirët në botë, se si luanin. Nuk ishte e lehtë, lojtarët tanë kanë tentuar, vrapuar, provuar, por nuk ishte e lehtë kundër Spanjës”, ka deklaruar Challandes.
“Nuk mund të thuash se nuk kemi progres, kemi luajtur kundër Suedisë një skuadër e fort, dhe kundër Spanjës një tjetër skuadër shumë, shumë e fort”, tregoi ai.
“Kemi mundur të pranonim më shumë gola, ka ndodhur me Gjermaninë, ka pranuar gjashtë, gjashtë, ne jemi Kosovë dhe kemi luftuar kundër një skuadër shumë të fortë. Kjo është mënyra se si ne bëjmë progres”, nënvizoi trajneri zviceran.
“Kurrë s’kemi luajtur kundër një kundërshtari si ky, progresi është një rrugë e gjatë. Ti nëse dëshiron mund të kritikosh trajnerin, po kjo skuadër ka probleme, me lëndime e gjëra tjera, ne po luajmë në kualifikime për Botërorin ku mund të shkojnë vetëm 12 ekipe, duhet ta kuptoni sa vështirë është për ne”, përfundoi Challandes. /FrontOnline/