Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë sot ndeshjen e radhës miqësore.
Pas fitores 4:1 ndaj San Marinos në Prishtinë, “Dardanët” sot kanë punë me Maltën, shkruan FrontOnline.
Ndeshja në fjalë do të zhvillohet sot me fillim nga ora 18:00 në Austri.
Për dallim nga ndeshja me San Marinon, Challandes ka bërë disa ndryshime, derisa ka startuar me Visar Bekajn në portë, si dhe me Milot Rashicën në qendër të sulmit.
Malta: Bonetto; Shaw, Agius, Camenzuli; Mbong, Muscat, Teuma, Corbolan; Dimech, Montebello; Satariano
Kosova: Bekaj; Vojvoda, Rrahmani, Fazliji, Aliti; Kryeziu, Idrizi, Shala; Kastrati, Rashica, Zeneli./FrontOnline/