Bernard Berisha nuk është ftuar nga Përfaqësuesja e Kosovës për ndeshjet miqësore të muajit qershor.
Pas këtij vendimi, sulmuesi i Akhmat Groznyt kishte reaguar ashpër mbrëmë në një postim në rrjetin social “Facebook”, shkruan FrontOnline.
Ai kishte shkruar se nuk është kontaktuar askush prej Përfaqësueses së Kosovës, ani pse kaloi një edicion të mirë në kampionatin elitar rus.
Pas këtyre kritikave, ka reaguar përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes.
https://www.facebook.com/BerishaBernard/posts/319624392868047
“Nuk lexoj rrjete sociale. Nuk shikoj reagimet e lojtarëve. Qëllimi im ka qenë ka qenë të zgjedh nga dy lojtarë për pozitë. Në pozitat e sulmuesve të krahut kam zgjedhur Arbër Zenelin dhe Zymer Bytyqin për anën e majtë, kurse Milot Rashicën dhe Lirim Kastratin për të djathtin”, tha Challandes.
Tutje, trajneri zviceran tha: “Nëse flasim për profesionalizëm siç është thënë në atë reagim, a është normale që të merren dy kartonë të verdhë për tetë minuta siç ka ndodhur kundër Suedisë”.
Ndryshe, Kosova më 1 qershor zhvillon miqësoren ndaj San Marinos në “Fadil Vokrri”, kurse më 4 qershor zhvillon miqësoren tjetër ndaj Maltës në Klagenfurt të Austrisë./FrontOnline/