Përzgjedhësi Bernard Challandes ka vendosur që për dy ndeshjet miqësore në Antali kundër Guinesë dhe Gambisë të grumbullojë edhe dy futbollistët e skuadrës së kategorisë së dytë zvicerane, FC Stade de Laussane-Ouchy, Lavdrim Hajrullahu dhe Mersim Asllani.
Në dy miqësoret kundër dy skuadrave afrikane Challandes do t’i ketë në dispozicion kryesisht futbollistë të rinj, të cilët vlerësohen si potencial për përfaqësuesen A në të ardhmen./FrontOnline/