Fifi ka ruajtur relatat e mira me kolegen e saj dhe bashkë banuesen në “BBV”, këngëtaren Beatrix Ramosaj.
Kjo e fundit, dje prezantoj projektin e saj më të ri muzikor, një këngë shumë të ndjeshme me titull “Më ndikon”.
Pas lansimit të këtij projekti, nuk munguan komentet, që ishin thuajse të gjjtha pozitive, pasi Beatrix tingëllon dhe duket perfekt, shkruan “Kosovarja”.
Në këtë linjë mendimi ishte edhe Fifi, e cila e ka shpërndarë projektin e Beatrixes, ku e ka quajtur “baby”, duke ja komplimentuar zërin dhe këngën.