Fifi dhe Donaldi po sjellin një surprizë së bashku.
Të paktë një gjë të tillë e ka bërë të ditur këngëtarja.
Këngëtarja së fundi gjatë një koncerti së bashku me të pranishmit fillojnë të bërtasin “Filoqyl” ku më pas Fifi thotë: Ka diçka të re me Filoqylin, por nuk po ju tregoj do e merrni vesh vetë.
Videoja nuk u ka shpëtuar fansave që e kanë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale duke aluduar se dyshja po përgatisin diçka.
Donaldi dhe Fifi kanë raporte shumë të bukura bashkë falë ditëve që kaluan bashkë në shtëpinë e famshme në Shqipëri.
Në nisje të formatit, në një bisedë me disa banorë të tjerë, ata zbuluan se të dy e duan shumë shiun. Me pas patën diskutuar që të bënin një tatuazh “filoqyl” që e përdornin bashkë si një lutje për qielli që të binte shi.
Me të dalë nga formati, Fifi e realizoi menjëherë këtë tatuazh e disa javë më vonë e realizoi edhe Donaldi teksa ishte ende në “Big Brother VIP”.
Kështu, kjo fjalë u kthye në një epitet identifikues për të dy ata.
Para disa ditësh Fifi postoi një foto me Donaldin në Instagram ku shkoi “Ne jemi kryefjala Donald. Na falni për modestinë ëëë”, shkroi këngëtarja.