
Ministri në detyrë i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka ftuar përfaqësuesit e komunitetit të bizneseve për të diskutuar çështjen e rritjes së pagës minimale.
Burime brenda takimit bëjnë të ditur për Front Online se sindikata kanë dhënë propozimet e tyre se sa do të duhej të bëhej paga minimale.
Jusuf Azemi nga Sindikata e Sektorit Privat ka propozuar që paga minimale të bëhet 600 euro, derisa sindikatat e Ipkos dhe KEDS-it kanë propozuar që të rritet në 650 euro paga minimale.
Në takim përveç këtyre sindikatave, bizneseve, po marrin pjesë edhe Oda gjermane dhe ajo turke./Front Online/