Gjatë dy muajve të parë të 2025, shitjet e veturave të reja elektrike u rritën me 28,4%.
Deri në fund të shkurtit 2025, automjetet elektrike (BEV) përbënin 15.2% të pjesës totale të tregut në Bashkimin Evropian, një rritje nga 11.5% në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në rritje janë edhe hibridet, duke zënë 35.2% të tregut dhe duke mbetur zgjedhja kryesore mes konsumatorëve në Bashkimin Evropian.
Ndërkohë, pjesa e kombinuar e tregut të veturave me benzinë dhe naftë ra në 38.8%, krahasuar me 48.5% në të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Gjatë dy muajve të parë të vitit 2025, shitjet e veturave të reja elektrike u rritën me 28,4%, në 255,489 automjete krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Tre nga katër tregjet kryesore, të cilat përbëjnë 64% të të gjitha regjistrimeve të veturave elektrike, panë rritje të fortë dyshifrore: Gjermania (+41%), Belgjika (+38%) dhe Holanda (+25%), sipas të dhënave nga Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automobilave (ACEA). /Telegrafi/