Nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale kanë treguar përkrahjen financiare që përfitojnë këta fëmijë.
Për një kohë të gjatë kanë vazhduar luftërat në lindjen e mesme.
E në këto luftëra, kanë marrë pjesë shumë njerëz nga vende të ndryshme të botës.
Një numër i tyre, të cilët kanë shkuar nga Kosova, tashmë janë kthyer .
Në mesin e tyre, ka edhe fëmijë, shumë nga të cilët kanë lindur në ato zona, e që njërin prind e kanë me nënshtetësi kosovare.
Por, ka edhe të atillë që kanë mbetur pa përkujdesje prindërore, e që për këtë kategori, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale tregon se cka iu ofrohet nga ky dikaster për ta.
Këta fëmijë, mund të strehohen tek farefisi i tyre, por edhe jashtë farefisit.
Ndërsa, për këtë strehim, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka treguar edhe pagesën mujore që iu ofrojnë.
Mirëpo, sa janë të mjaftueshme këto para për përkujdesjen e këtyre fëmijëve tregojnë njohësit e politikave sociale.
Mujku e sheh si problematike, edhe ndjekjen penale të grave pjesëmarrëse në këto luftëra, pasi që sipas tij kjo i kushton më së shumti fëmijëve të cilët largohen nga to.
Mujku në fund bënë thirrje që të krijohen sa më parë grupet që punojnë në risocializim të këtyrë fëmijëve në shoqëri.