Andrew Garfield dhe Alyssa Miller i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
Aktori i “The Spider-Man, No Way Home”, dhe modelja u ndanë një muaj më parë, megjithëse të dy kanë arritur të mbajnë raportet shoqërore.
Miller ka qenë e lidhur me Garfield që nga vjeshta e kaluar dhe për herë të fundit ata u fotografuan së bashku në “Screen Actors Guild Awards” më 27 shkurt. Ata nuk u fotografuan së bashku në “Oscars 2022” më 27 mars, ku Garfield u nominua për aktorin më të mirë për “Tick, Tick … Boom!”.
Modelja më parë kishte lidhje me Jake Gyllenhaal, me të cilin u ndanë në vitin 2014.
Modelja më parë kishte lidhje me Jake Gyllenhaal, me të cilin u ndanë në vitin 2014.