Mielli i misrit përmban një numër ushqyesish thelbësorë. Duke e përdorur atë në dietë, ne rrisim marrjen e vitaminave dhe mineraleve në trupin tonë. Mielli i misrit është një burim i niacinës, tiaminës, riboflavinës, acidit pantotenik, folatit dhe vitaminave B6, E dhe K. Përmban fibra, karotenoide, 18 aminoacide dhe minerale thelbësore si zink, hekur, magnez, fosfor, kalium, bakër, mangan dhe selen.
Mielli i misrit si ilaç
Mielli i misrit ul presionin e lartë të gjakut, ul kolesterinën, është kundër barkëqitjeve të forta dhe hemorroideve, parandalon kancerin e zorrës së trashë, ka veprimtari antioksiduese dhe parandalon zhvillimin e shumë sëmundjeve, përfshirë ato kardiovaskulare dhe diabetin, forcon sistemin imunitar, nxit humbjen e peshës, dhe është e mirë për kujdesin e lëkurës.
Miell misri për humbje peshe
Kur hani miell misri, në çfarëdo forme, ajo “mbush” zorrët falë fibrave të tij që thithin ujë dhe fryhen në aparatin tuaj tretës. Një filxhan miell i verdhë misri përmban 8.5 g fibra, që është 34% e marrjes ditore të fibrave për gratë dhe 22% për burrat. Përveç faktit që fibrat kanë përfitime të shumta shëndetësore, ato gjithashtu inkurajojnë humbjen e peshës, sepse marrja e tyre rregullon tretjen. Përveç kësaj, mielli i misrit përmban pak kalori dhe përshpejton metabolizmin, i cili sigurisht inkurajon humbjen e kileve të tepërta. Pra, mielli i misrit për humbje peshe jep rezultate të shkëlqyera! Ju mund të përdorni bukë diete me miell misri ose, më mirë akoma, polenta në dietën tuaj./FrontOnline/