×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Çfarë mund të mësojmë nga vala e dytë vdekjeprurëse e pandemisë së vitit 1918?

    FrontOnline
    31 Tetor 2020

    Pandemia e vitit 1918 ishte përhapur asokohe në tre valë, nga pranvera e vitit 1918 deri në dimrin e vitit 1919 – duke vrarë 50 milionë deri në 100 milionë njerëz në të gjithë botën. Vala e parë në pranverën e vitit 1918 ishte relativisht e butë. Shumica e vdekjeve ndodhën në vjeshtën e vitit 1918, vala e dytë dhe njëherësh më e rënda e këtij gripi.

    Sipas CNN, ekspertët e shëndetësisë presin që infeksionet e COVID-19 të rriten këtë dimër pasi virusi që shkakton këtë sëmundje është një coronavirus, dhe coronaviruset e tjerë përhapen më shumë gjatë dimrit. Në ajrin dimëror, më pak të lagësht, grimcat që mbajnë virus mund të qëndrojnë në ajër më gjatë. Për më tepër membranat tona të hundës janë më të thata dhe më te prekshme nga infeksioni në dimër. Derisa moti bëhet më i ftohtë, ne kalojmë më shumë kohë në ambiente të mbyllura pa ajrosje të mjaftueshme që do të thotë se sëmundja ka gjasa më larta të përhapjes.

    Pse vala e dytë ishte më vdekjeprurëse?

    Ekzistojnë disa mundësi pse vala e dytë e vitit 1918 ishte kaq e tmerrshme, duke përfshirë ndoshta mundësinë e pësimit të mutacionit si dhe modelet e lëvizjes ose edhe sjelljes njerëzore në atë kohë. Dimri reflektonte edhe me përhapje të gjerë të gripit, derisa njerëzit qëndronin më shpesh të mbyllur brenda shtëpive të tyre.

    “Ndoshta nuk arriti që të infektonte kaq shumë njerëz në pranverë”, u shpreh John Barry autor i librit The Great Influenza.

    “Pastaj një mutacion mjaftoi që të rezultonte me këto infektime dhe ndoshta ishte gjithashtu më virulent”, shtoi ai.

    Tek pacientët me Gripin Spanjoll, sëmundja e pneumonisë zhvillohej dhe operonte shpejt duke vrarë njerëzit deri në ditën e dytë. Përpjekjet për Luftën e Parë Botërore veçse kishin filluar, përhapja e shfrenuar u ‘ndihmua’ edhe nga lëvizjet e trupave dhe kampet e mbingarkuara ushtarake.

    Një pengesë e madhe ishte mungesa e njohurive për karakterin, sjelljen dhe ashpërsinë e virusit, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

    Pandemia erdhi përpara ndërgjegjësimit të njerëzve se si mund të operojë një virus, dhe si të menaxhohej sëmundja.

    Vërshimi i valës së dytë bëri që disa njerëz dhe mjekë të mendonin se kishin të bënin me një sëmundje tjetër, ndryshe nga ajo në pranverë.

    Avantazhi i ditëve moderne

    Tani nëse ecim përpara në vitin 2020. Përparimet e shumta shkencore na kanë dhënë një avantazh të lehtë në zbutjen e përhapjes dhe efekteve të sëmundjeve të frymëmarrjes si gripi dhe COVID-19.

    Përmirësimet teknologjike iu kanë lejuar studiuesve të shohin qelizat dhe viruset përmes mikroskopëve elektronikë dhe kristalografisë me rreze X, që iu mundëson gjithashtu edhe kapjen e miliona imazheve të tyre.

    Mikrobiologët tani mund të izolojnë, identifikojnë si dhe të përshkruajnë strukturën e viruseve.

    Megjithëse kemi teste të coronavirusit, një e metë qëndron se nuk ekzistojnë aftësitë e mjaftueshme testuese, dhe testimi zgjatë shumë, sipas reporters Gina Kolata.

    “Gjendja rëndohet pasi simptomat e coronavirusit ngjasojnë me ato të gripit, gjë që mund të ngarkojë sistemin e testimit”, u shpreh ajo.

    Vitet e progresit shkencor na kanë mësuar se si sëmundjet e frymëmarrjes përhapen nga pikat e frymëmarrjes mes kontaktit të ngushtë, si dhe nga higjiena e pamjaftueshme. Sidoqoftë, për të qenë efektivë, këto përparësi shkencore dhe mjekësore kërkojnë pajtueshmëri nga publiku.

    Çfarë mund të bëjmë?

    Duke marrë parasysh që rastet me COVID-19 janë në rritje dhe mund të rriten këtë dimër, ka gjëra që mund të bëjmë për të ndaluar përhapjen. Masat paraprake si distancimi fizik, shmangia e grumbullimeve dhe udhëtimet e panevojshme, larja e duarve dhe mbajtja e maskave janë akoma të rëndësishme.

    Grumbullimi i artikujve ushqimorë si dhe i artikujve mjekësorë – mund të ndihmojë në kufizimin e udhëtimeve në dyqane, duke ulur kështu shanset e përhapjes.

    Në vitin 1918, nuk kishte një vaksinë të aprovuar për përdorim. Kësaj radhe me coronavirusin programi Operation Warp Speed si dhe programe të tjera janë duke testuar vaksinat për të qenë në gjendje të trajtojnë publikun potencialisht deri në pranverën e vitit 2021, raporton CNN, përcjell Telegrafi.

    Ajo që ende ka vlerë të madhe është edhe marrja parasysh e udhëzimeve shëndetësore nga autoritetet lokale për sa i përket njohurive shkencore.

    “Nëse distancimi shoqëror dhe maskat janë efektive kundër coronavirusit, nëse jemi me fat, ato mund të rezultojnë efektive edhe kundër gripit”, u shpreh Kolata.

    “Unë do të shpresoja që njerëzit t’i marrin vaksinat kundër gripit – jo se ato janë 100 për qind efektive, por sigurisht që ndoshta do të ishte më mirë se sa asgjë”, shtoi reporterja. /

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Parlamenti Evropian ka zgjedhur sot eurodeputetin estonez Riho Terras në pozitën e raportuesit për Kosovën, shkruan “euronews.rs”. Terras që do të pasojë...
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Në 24 orët e fundit, Donald Trump ka shpallur disa zgjedhje të tjera për administratën e tij të re. Kush janë rekrutët...
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Mëngjesin e sotëm, një tërmet i fortë ka goditur Turqinë. Mediat raportojnë se tërmeti ka qenë me agnitudë 5.1, ndërsa epiqendra ka...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka quajtur “taktika” për destabilizim masat që Serbia në tetor i miratoi lidhur me Kosovën. Ajo...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Anëtarët e Komisionit parlamentar hetimor për menaxhimin e marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në media është raportuar sot se punëtorët teknik të Kuvendit të cilët janë në grevë tash e tre muaj janë zëvendësuar me...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetarja e Komisionit parlamentar të Punëve të Jashtme, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu ka akuzuar dy zyrtarë të lartë të...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Janë bërë tre muaj që kur punëtoret teknike të Kuvendit kanë hyrë në grevë, të cilat kërkesë kishin rritjen e pagës nga...
    Sport15 Nëntor 2024
    Opsioni Kvaratskhelia për të ardhmen e Barcelonës duket se po merr formë. La Repubblica raporton se ka kontakte midis palëve dhe se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.