Gazetarja e mirënjohur shqiptare, Qëndresa Krelani ka zbuluar detaje nga takimi i saj me trajnerin Pep Guardiola.
“Qeqa” ka thënë se e kishte takuar Guardiolën në kohën kur kishte nënshkruar me Man Cityn, derisa ka shpalosur edhe detaje nga biseda mes tyre, shkruan FrontOnline.
“Vetëm njëherë e kam takuar, atë kohë kur pati nënshkruar me Manchester Cityn. Aty e kuptova se si ishte dikush me vlerësu një femër pa paragjykime”, ka thënë “Qeqa” në “Libero”.
“E kam bërë një intervistë, më tha: pyetëm çka të duash. Ai ishte shumë modest pavarësisht se sa i rëndësishëm është ai”, tregoi ajo.
“Guardiola ka qenë njëri prej njerëzve që më ka dhënë vetëbesim. I thashë pse e zgjodhe Manchester Cityn dhe ai më tha diçka që nuk do ta harroj kurrë. Ai më tha se e ka zgjedhur këtë klub shkaku i drejtorit. Ai drejtor ia kishte mbushur mendjen klubit të Barcelonës që ta emëronte Guardiolën trajner të skuadrës së parë”, përfundoi Krelani./FrontOnline/