Leon Dajaku mbrëmë ishte teme kryesore në mediat sportive, pasi zyrtarisht doli në një intervistë dhe tha se në të ardhmen preferon ta përfaqësoj Kombëtaren e Gjermanisë.
Kosova është në bisedime që një kohë të gjatë, por Dajaku ka zgjedhur Gjermaninë.
Gjatë vitit 2019, futbollisti i talentuar kosovar ishte i ftuar në emisionin ‘Natën me Fatmir Spahiun’ së bashku me babain e tij.
Në pyetjen e ‘Bufit’: Kur luan me Kombëtaren SonyPlaystation, a e çon veten te Kosova apo te Gjermania?
Përgjigja e Dajakut ishte: “Kështu me mendje te Kosova, por me luajt, luaj me Gjermaninë”
Fatmir Spahiu kishte një pyetje tjetër me ‘spec’, se kujt do ia zë vendin te ekipi ‘Dardan’, ai u përgjigj: “Vendin nuk du me ia nxanë askujt, ajo shihet në fushë”
Kurse babai i lojtarit, Gazmendi kishte treguar se nuk janë të përgatitur për të luajtur me Kosovën: “Për momentin nuk jemi të përgatitur me ardh me luajt për Kosovën. Unë i kam thënë, që nëse nuk do ishe në asnjë Kombëtare, do të luanim për Kosovën. Por ne duhet ta respektojmë Gjermaninë” – kishte thënë babai i Leon Dajakut, Gazmendi
20-vjeçari e nisi karrierën në Stuttgart, pastaj u transferua në FC Bayern. Ai luajti edhe në ekipin e Union Berlin.