×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Çfarë i pret pacientët e shëruar nga Covid-19?

    FrontOnline
    27 Nëntor 2020

    Momenti i daljes nga spitali i pacientëve që ishin prekur nga një formë e rëndë e Covid-19, pritet me gëzim dhe lehtësim.

    Por rikthimi më në fund në shtëpi, nuk përfaqëson për të gjithë rifillimin e një jete që është “fushë me lule”.

    Shpesh duhen muaj të tërë për një shërim të plotë fizik, dhe përvoja me këtë sëmundje, mund të lërë gjurmë në shëndetin mendor, punën dhe statusin financiar.

    Një studim i Universitetit të Miçiganit, i botuar në “Annals of Internal Medicine”,ka në qendër të vëmendjes pikërisht “trashëgiminë” e përhapur, por shpesh të neglizhuar që lë pas Covid-19.

    Një përvojë testuese

    Studiuesit analizuan të dhënat për 1.250 pacientë me Covid që kishin dalë nga 38 spitale të ndryshme në Miçigan midis pranverës dhe verës së këtij vitit, gjatë fazës së parë të pandemisë. Fatmirësisht, gjatë muajve të fundit, mbijetesa e pacientëve me Covid-19 në spitale është përmirësuar, falë kujdesit spitalor në kohë dhe më të saktë.

    Në 60 ditët pas kthimit në shtëpi, gati 7 për qind e pacientëve të monitoruar në studim vdiqën.

    Tek ata që kishin qenë shtruar në repartet e kujdesit intensiv, shkalla e vdekshmërisë në këtë periudhë ishte 10 për qind.

    Ende të dobët fizikisht

    Ekipi arriti të kontaktojë me telefon 488 të shëruar nga infeksionit, që iu përgjigjën një interviste telefonike fokusuar mbi gjendjen e tyre shëndetësore 2 muaj pasi ishin kthyen në shtëpi.

    Problemet që u zbuluan sugjerojnë se ndikimi i Covodi-19 shtrihet përtej spitalit dhe shumë përtej shëndetit, thotë Vinet Çopra, autori i parë i studimit.

    Më shumë se 39% e pacientëve të intervistuar, nuk i ishin rikthyer ende jetë së tyre të mëparshme. 12% e tyre thanë se nuk ishin në gjendje të kujdeseshin për veten e tyre siç bënin më parë, 23% kishin akoma gulçim kur ngjisnin shkallët, dhe një e treta e pacientëve ende ankoheshin për simptoma të Covid-19 (para së gjithash për rikthimin jo të plotë të nuhatjes dhe shijes).

    Ndikimi ekonomik dhe psikologjik

    40% e atyre që punonin përpara se të sëmureshin, nuk ishin kthyer ende në punë, kryesisht për arsye shëndetësore. Por në disa raste sepse kishin e humbur punën. 26% e atyre që ishin kthyer, kishin zvogëluar orët për ta menaxhuar më mirë lodhjen.

    Më shumë se një e treta e të intervistuarve, ankoheshin mbi ndikimin që kishte pasur Covid mbi financat e tyre, transmeton bota.al. 10% e të anketuarve, thanë se u kishin mbaruar kursimet për shkak të pasojave nga mungesa e punës, dhe 7% kursenin në ushqim, ngrohje, ilaçe dhe shpenzime shtëpiake për të vijuar ecjen përpara.

    Gati gjysma e atyre që u shëruan nga virusi raportuan pasoja të shëndetit mendor, dhe një përqindje e vogël (28 persona) kërkuan mbështetje psikologjike pas daljes nga spitali.

    Për çfarë popullate po flasim

    Mosha mesatare e pacientëve ishte 62 vjeç. Thuajse 52% e tyre ishin afro-amerikanë, dhe 4% me origjinë hispanike. Mbi 14% e tyre nuk ​​vuanin nga sëmundje kronike para se të mbërrinin në spital, dhe për shumë të tjerë e vetmja patologji e mëparshme ishte hipertensioni.

    Një e katërta e pacientëve kishin faktorë “klasikë” të rrezikut (diabet, probleme kardiovaskulare, sëmundje të veshkave). Duke i pasur parasysh këto premisa, të dhënat mbi shkallën e vdekshmërinë në repartet e kujdesit intensiv ishin çuditërisht të larta, por gati të barabarta me ato të regjistruara në të njëjtën periudhë në pjesë të tjera të botës. 63 për qind e atyre që ishin trajtuar në ato reparte, vdiqën në spital ose brenda 2 muajsh pas kthimit në shtëpi.

    Nga Rubrika
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Dashi Dashuria: Mundohuni të gjeni paqen e brendshme që ju mungon për një kohë: nëse dashuria nuk shkon siç duhet, pjesërisht është...
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Uthulla e verës së bardhë njihet gjerësisht si pjesë e ushqimit, por a keni provuar ndonjëherë uthullën e kuqe? Uthulla e verës...
    Lifestyle22 Nëntor 2024
    Lumturia nuk është një gjendje apo tipar i përhershëm, por një praktikë e përditshme që na çon në një pamje më pozitive...
    Të tjera
    Vip25 Nëntor 2024
    Në spektaklin ‘Prime’ banorëve iu shfaq edhe njëherë klipi me gjithë ngjarjen mes Sarës, Edit dhe Drilonit. Sara i ka hequr çmimit...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shpalosur programin e LDK-së për arsim. Gjatë një tubimi në Vushtrri, Abdixhiku ka...
    Vip25 Nëntor 2024
    Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Ana e ka parë Kevinin me një pamje më ndryshe sonte. Kevini ka lyer flokët...
    Sport25 Nëntor 2024
    Fisnik Asllani është një nga të rinjtë që po shkëlqen në Bundesliga 2, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të njohura gjermane....
    Lajme25 Nëntor 2024
    Sekretari i Përgjithëm i NATO’s, Mark Rutte, është takuar sot me Presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan, ku ndër të tjera është...
    Vip25 Nëntor 2024
    Ka filluar spektakli “Prime” i Big Brother VIP Kosova 3, i 12-ti me radhë. Pritet të jetë një natë spektakulare nën prezantimin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.