Nuk janë të rralla rastet kur artistët bien pre e sulmeve kibernetike. Së fundmi, me një situatë të pakëndshme është përballur dhe reperi Getinjo.
Këtë e ka bërë me dije Mozzik, i cili përmes një postimi në Instagram tha: “Faqja zyrtare e Getinjo është hackuar për momentin. Respekt”.
Ndërkohë, sa i përket muzikës, dy vëllezërit reperë kanë paralajmëruar një këngë të re që do të mbajë titullin “Totorina”. Ende nuk ka një dalë publikimi për projektin e ri muzikor. Me siguri, Totorina do të jetë një tjetër hit nga reperët nga Kosova.