×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Çfarë i ndodh qenit nëse ha çokollatë?

    FrontOnline
    01 Qershor 2021

    Lexojeni me kujdes këtë artikull sepse mund të shpëtoni jetën e qenit tuaj nëse ai aksidentalisht ka ngrënë çokollatë!

    Asnjëherë s’mund ta dini se kur mund të ju duhet!

    Pse çokollata është helmuese për qenët?

    Çokollata është helmuese për qenët ngase përmban kimikalin e quajtur theobromin, i cili është shumë i vështirë për t’u tretur nga qenët, thotë Brendan Russi, një veterinar në Banfield Pet Hospital. Çokollata po ashtu përmban kafeinë, e cila mund të shkaktojë nervozë dhe rritje të të rrahurave të zemrës. Po ashtu, sheqeri dhe yndyra që hasen në çokollatë mund të jenë shkaktarë të të vjellurave, diarresë, dhimbjeve dhe inflamacioneve të rrezikshme të pankreasit. Në raste të mostrajtimit të menjëhershëm, konsumimi i çokollatës nga kafshët, e veçanërisht qenët, mund të shkaktojë krizë, gjendje kome e madje edhe vdekje.

    A janë disa lloje çokollatash më helmuese se disa tjera?

    Megjithëse, të gjitha llojet e çokollatave janë helmuese, disa janë më të rrezikshme se tjerat. Rregulli i përgjithshëm është së sa më e ‘pastër’ të jetë cilësia e saj dhe sa më e madhe sasia që qeni ka ngrënë, aq më e rrezikshme është ajo. P.sh. një kockë çokollatë qumështi nuk mund të shkaktojë ndonjë problem, por, një copë e madhe e çokollatës së zezë mund të shkaktojë ndonjerën nga simptomat e lartpërmendura.
    Çokollata e bardhë, e cila përveç emrit, s’ka ndonjë të përbashkët me çokollatën, s’mund të ketë ndonjë efekt negativ, pasi që realisht ajo s’ka përmbajtje të çokollatës.

    Cila është sasia e tepruar e çokollatës?

    Përgjigja direkte për këtë pyetje do duhej të ishte: qenët s’duhet të konsumojnë asnjë pikë çokollatë – asnjëherë. Sidoqoftë, Dr. Long shpjegon se shfaqja e simptomave ka lidhshmëri ndërmjet sasisë së çokollatës që konsumohet dhe kilogramve të masës së qenit që e ka konsumuar. Pra, një qen më i vogël do të shfaqë simptoma më shumë sesa një qen i madh, për të njëjtën sasi të çokollatës së konsumuar.

    Shenjat që qeni juaj ka konsumuar çokollatë

    Duke qenë se është e pamundur që t’i mbani sytë 24/7 në qenin tuaj, E ai mund të ketë gëlltitur sasi të çokollatës pa e ditur ju. Shenjat e konsumit të saj përfshijnë: të vjella, diarre, nervozizëm, rritje të të rrahurave të zemrës, frymëmarrje më të ngadalësuar dhe urinim më të shpeshtë. Shenja më serioze përfshijnë dridhje dhe dobësim forcash.

    Çfarë të bëni nëse mendoni që qeni juaj ka gëlltitur çokollatë?

    “Nëse keni dyshime që qeni juaj ka gëlltitur çokollatë ju duhet të lajmëroni sa më parë veterinarin apo emergjencën” – thotë Dr. Russi
    Intervenimi sa më i hershëm mund të ndihmojë në parandalimin e krijimit të situatave serioze.

    A duhet ta nxitësh të vjellurën e qenit?

    Ekzistojnë disa droga speciale që nxisin të vjellurat tek qenët, mirëpo, është më mirë që t’u lihet në dorë profesionalistëve kjo çështje.
    “Po ashtu, konsultimi me Dr. Google vetëm sa mund t’i përkeqësoj gjërat në disa raste” – thotë Dr. Long, i cili shton se “Kam dëgjuar që njerëzve u është propozuar të përdorin peroksid hidrogjeni për të nxitur të vjellurat tek qenët, dhe po, ashtu është; por përdorimi i tij në sasi më të lartë sesa që lejohet, mund të ketë efekt më negativ sesa ajo se çfarë kanë ngrënë.

    A është metoda “prit dhe shiko” e këshillueshme?

    Veterinerët thonë që kjo metodë nuk duhet zbatuar kur kemi të bëjmë me çokollatën. Në rast që vini re se qeni juaj ka ngrënë çokollatë, atëherë sa më parë kërkoni ndihmën e shpejtë.

    Nga Rubrika
    Lifestyle26 Nëntor 2024
    Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes mund të kenë shkaktarë të ndryshëm. Ato mund të jenë rezultat i ndryshimit në fiziologjinë...
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Dashi Dashuria: Mundohuni të gjeni paqen e brendshme që ju mungon për një kohë: nëse dashuria nuk shkon siç duhet, pjesërisht është...
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Uthulla e verës së bardhë njihet gjerësisht si pjesë e ushqimit, por a keni provuar ndonjëherë uthullën e kuqe? Uthulla e verës...
    Të tjera
    Kronika27 Nëntor 2024
    Është arrestuar në Lipjan një shtetase e Shqipërisë me urdhër-arrest ndërkombëtar. Në raportin e policisë bëhet e ditur se e njëjta është...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Kreu i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams ka mbajtur një ceremoni në Bowling Green në Lower Manhattan për të shënuar ditën...
    Kronika27 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës i ka identifikuar dhe intervistuar dy të mitur në Prizren, pasi të njëjtit dyshohet se i kanë vjedhur pistoletën...
    Bota/Rajoni27 Nëntor 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është liruar nga masa e arrestit shtëpiak pas një vendimi të fundit të Gjykatës së Posaçme....
    Bota/Rajoni27 Nëntor 2024
    Kina dhe Meksika kanë reaguar ashpër pasi presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump, kërcënoi se do ta nisë presidencën e tij...
    Artikull i Sponsoruar27 Nëntor 2024
    Në industrinë e derivateve, kualiteti luan një rol kyç në përcaktimin e efikasitetit dhe performancës së automjeteve. Konsumatorët shpesh kërkojnë produkte që...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.