Mikrobiologu, Lul Raka, ka deklaruar se epidemia shpërthen nga një rast i vetëm i ndjekur edhe nga faktorët e tjerë të përshtatshëm, për të vazhduar më tej edhe me përhapje.
“Epidemia shpërthen prej një rasti të sëmundjes në rast se gjen faktorë të përshtatshëm për përhapje. Prandaj, këtu luan rol dhe ndikimi i parandalimit dhe i kontrollit të infeksionit”, u shpreh ai për telegrafin.
Që nga shpërthimi i sëmundjes në Wuhan të Kinës, coronavirusi mori shtrirje globale duke infektuar më shumë se 37 milionë njerëz në të gjithë botën.
“Nëse kthehemi prapa, do të pyesim pse nuk ishim më syhapur në rastet e para në Kinë?”, ka thënë mikrobiologu kosovar.
Ndërkohë, i pyetur se çfarë i bën viruset të ndizen, Raka numëroi disa prej faktorëve.
“Ndezja” apo riaktivizimi i viruseve mund të ‘provokohet’ nga kombinimi i stimuluesve të jashtëm dhe të brendshëm. Faktorë të tillë mund të jenë stresi, infeksionet me viruse të tjera, trauma, ndryshimet fiziologjike dhe fizike (ethet, menstruacionet, ekspozimi ndaj diellit), dëmtimi i imunitetit dhe faktorë tjerë”, u shpreh ai.