×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Çfarë i bën trupit tuaj vetëm një kanaçe Redbull

    FrontOnline
    12 Tetor 2020

    A keni menduar ndonjëherë çfarë i bëjnë trupit tuaj pijet energjike? Një hulumtues ka bërë një eksperiment dhe ka nxjerrë një grafikë që tregon në detaje efektet e pirjes së një pijeje si Red Bull.

    Kjo është ajo çfarë një kanaçe Red Bull i bën trupit tuaj”

    Pas 10 minutave

    Sapo të keni pirë një pije energjike, kafeinës i duhen vetëm rreth 10 minuta për të hyrë në qarkullim të gjakut. Normat tuaja të zemrës dhe shtypja e gjakut fillon të rritet.

    Pas 15-45 minutave

    Kjo është koha kur nivelet e kafeinës në gjak arrijnë kulmin. Ju filloni të ndjeheni më të zgjuar për shkak se stimuluesi në pije fillon t’ju prekë juve, duke përmirësuar jo vetëm koncentrimin por edhe atë se sa vigjilent jeni.

    Pas 30-50 minutave

    E gjithë kafeina absorbohet plotësisht dhe mëlçia juaj përgjigjet gjithashtu duke absorbuar më shumë sheqer në gjak.

    Pas 1 ore

    Trupi juaj fillon të ndjejë rënie të sheqerit së bashku me nivelet e kafeinës, dhe do të filloni të ndjeheni të lodhur për shkak se edhe nivelet e energjisë fillojnë të bien.

    Pas 5-6 ore

    Kjo është gjysma e jetës së kafeinës, që nënkupton se trupit i duhen 5-6 orë për të reduktuar kafeinën në gjakun tuaj për 50%.

    Pas 12 orëve

    Kjo është koha që i nevojitet shumicës së njerëzve për të hequr plotësisht kafeinën nga gjaku i tyre. Shpejtësia në të cilën ndodh kjo varet nga shumë faktorë, prej moshës e deri tek aktiviteti.

    Pas 12-24 orëve

    Pasi kafeina është një ‘drogë’, ata që rregullisht pinë kësi pije mund të ndjejnë simptoma tërheqjeje 12-24 orë pas dozës së fundit. Kjo shpesh çon në dhimbje koke, nervozë dhe kapsllëk.

    Pas 7-12 ditëve

    Studime të ndryshme kanë treguar se kjo është koha që i duhet trupit për t’u bërë tolerant ndaj dozës së rregullt të kafeinës. Kjo nënkupton se ju do të mësoheni me të dhe nuk do t’i ndjeni më efektet e saj aq shumë.<

     

     

    Nga Rubrika
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Dashi Dashuria: Mundohuni të gjeni paqen e brendshme që ju mungon për një kohë: nëse dashuria nuk shkon siç duhet, pjesërisht është...
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Uthulla e verës së bardhë njihet gjerësisht si pjesë e ushqimit, por a keni provuar ndonjëherë uthullën e kuqe? Uthulla e verës...
    Lifestyle22 Nëntor 2024
    Lumturia nuk është një gjendje apo tipar i përhershëm, por një praktikë e përditshme që na çon në një pamje më pozitive...
    Të tjera
    Lajme25 Nëntor 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë në ceremoninë solemne me rastin shënimit të 80-vjetorit të Bibliotekës Kombëtare, e cila...
    Lajme25 Nëntor 2024
    KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës sot zhvilluan stërvitjen e tyre të përbashkët “Shpata e Artë 2024”. Të tre organet testuan procedurat...
    Lajme25 Nëntor 2024
    “Skandalin më të rrezikshëm që nga ekzistenca e jonë si shtet”, e ka quajtur anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, rastin e...
    Vip25 Nëntor 2024
    Aktorja e njohur, Megan Fox ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme. E veshur me ngjyre vishje, ngjyra më in e sezonit, ajo...
    Vip25 Nëntor 2024
    Edi duket se do shkaktojë tërmet me vendimin e tij mbi qëndrimin ose jo në shtëpinë më të famshme në vend, Big...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpalosur programin për arsim që sipas kësaj partie do ta ringjallë arsimin e Kosovës. Kreu i kësaj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.