Një gotë me lëng të freskët portokalli shkon me fotografinë më të zakonshme të një mëngjesi të shëndetshëm dhe është një pjesë e pashmangshme e rutinës së mëngjesit për shumë njerëz. Por a keni menduar ndonjëherë nëse kjo është me të vërtetë zgjedhja më e mirë? Një gotë me lëng portokalli përmban mesatarisht 110 kalori dhe do t’ju sigurojë një dozë ditore të vitaminës C, një antioksidues që mbron lëkurën nga dielli dhe trurin nga substancat e rrezikshme që gjenden në ajrin e ndotur. Sidoqoftë, shumë lëng portokalli mund të shkaktojë dëmtime në smaltin e dhëmbëve.
Një studim i kryer në Institutin Eastman të Shëndetit Oral në Universitetin e Rochester tregoi një dobësim të smaltit të dhëmbëve deri në 84 për qind tek njerëzit që pinë lëng portokalli për pesë ditë me radhë. Lëngjet e tjera të frutave kanë një efekt të ngjashëm për shkak të acidit që përmbajnë, dhe një zgjedhje shumë më e keqe është të pini pije të gazuara apo pije energjike.
Qumështi
Në anën tjetër, një gotë qumësht me 2 për qind yndyrë do t’ju sigurojë 20 për qind të nevojës totale ditore për proteina dhe një të tretën e sasisë së nevojshme ditore të kalciumit. Hulumtimet kanë treguar se njerëzit që pinë një gotë qumësht në mëngjes ndjehen më pak të uritur deri në drekë. Kalciumi ndihmon në rregullimin e hormoneve që kontrollojnë peshën e trupit dhe nuk është “agresiv” për dhëmbët tuaj, si lëngu i portokallit. Ekspertët ju këshillojnë që patjetër të zgjidhni qumështin organik, nga kultivimi në shtëpi pa antibiotikë dhe hormone të shtuara të rritjes, sepse qumështi i tillë do t’ju sigurojë sasinë e antioksiduesve që përmban edhe lëngu i portokallit. Qumështi organik përmban 75 për qind më shumë betakarotinë, 50 për qind më shumë vitaminë E, një antioksidues që forcon sistemin imunitar dhe mund të jetë më efektiv në luftimin e disa kancereve dhe sëmundjeve të zemrës, dy deri tre herë më shumë luteinë dhe rreth 70 për qind më shumë yndyra omega-3. Përfundimi i ekspertit: Pini qumësht për mëngjes!/FrontOnline/