Shumë shpesh jemi dëshmitarë të miqësive mes artistëve dhe politikanëve.
E një miqësi që nuk e kemi ditur më herët është edhe ajo mes Anita Haradinajt dhe Bleona Qeretit.
Këngëtarja shqiptare e njohur edhe ndërkombëtarisht, Bleona Qereti së fundi ka qëndruar në familjen Haradinaj.
Këtë vizitë ajo e ka bërë publike përmes imazheve të cilat i ka postuar në llogarinë e saj në Instagram.
Krah fotove të publikuara me Anitën ajo ka shkruar: Dje, sot dhe përgjithmonë, ndërsa në imazhet me ish kryeministrin ka shkruar: Kur bën foto me më të mirin prej krejtve.