×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Çfarë duhet të dini për rënien e flokëve pas shtatzënisë?

    FrontOnline
    27 Mars 2024

    Humbja e flokëve pas shtatzënisë (humbje e dukshme më shumë se mesatarja e 100 qimeve në ditë) është jashtëzakonisht e zakonshme. Një studim për këtë çështje zbuloi se rënia e flokëve pas lindjes ndodh te 68.4% e grave dhe më shumë, madje.

    “Për shumë gra, flokët janë pjesë e rëndësishme e identitetit të tyre,” thotë Aaron Chen, dermatolog. “Humbja e tyre mund të ketë ndikim në pjesën e vetëvlerësimit, por mund të jetë veçanërisht e vështirë për nënat e reja që po përjetojnë ndryshime dramatike hormonale, ndërkohë që janë të privuara nga gjumi dhe plot situata të tjera pas lindjes.”

    Pra, çfarë është saktësisht rënia e flokëve pas shtatzënisë?

    -Çfarë e shkakton rënien e flokëve pas lindjes?

    Sipas mjekut Chen, të kuptuarit e rënies së flokëve pas lindjes fillon me njohjen më shumë rreth ciklit jetësor të flokëve. Rritja normale dhe e shëndetshme e flokëve ndodh në katër faza: Rritja, tranzicioni, pushimi dhe rënia. Shtatzënia mund të prishë përkohësisht këtë cikël për shkak të rritjes së estrogjenit dhe progesteronit, dy hormone që i mbajnë flokët më gjatë në fazën e gjendjes së pushimit.

    -Si duket rënia e flokëve pas lindjes?

    Ashtu si me shtatzëninë, ky fenomen mund të ndryshojë nga personi në person. Është e zakonshme që një grua që ka sjellë në jetë një fëmijë të shikojë rënie në pjesën e vijës së flokëve rrotull fytyrës apo në pjesën e tëmthave. Këto janë dy zonat më të zakonshme, por mund të ketë rënie edhe në tërësinë e skalpit të kokës dhe gjatësisë së flokëve.

    -Si ta kuptoni nëse do të keni rënie të flokëve pas shtatzënisë?

    Duket se nuk ka një mënyrë të saktë për të ditur nëse do të humbisni apo jo një sasi flokësh pas lindjes, por ka disa faktorë që mund t’ju vënë në rrezik më të lartë. Një histori familjare e rënies së flokëve pas shtatzënisë, një shtatzëni e vështirë, shtatzëni me binjakë, ose probleme të tjera shëndetësore si sëmundja e tiroides, anemia, sindroma e vezores policistike, ose auto-imune mund të rrisin rrezikun e grave për rënien e flokëve.

    Nga Rubrika
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Aronia, e njohur gjithashtu si “manaferrat e zezë”, është një frut i vogël dhe i fuqishëm, që ka fituar vëmendje të madhe...
    Lifestyle07 Janar 2025
    Kina aktualisht po përballet me një shpërthim të metapneumovirusit njerëzor (HMPV) dhe videot në mediat sociale tregojnë spitale të mbingarkuara dhe sisteme...
    Të tjera
    Lajme08 Janar 2025
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është shprehur se Republika e Kosovës s’është e përkohshme. Ai...
    Lajme08 Janar 2025
    Kandidati për deputet i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Daut Haradinaj ka njoftuar për takimin e sontëm që...
    Lajme08 Janar 2025
    Bernard Nikaj nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë që ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka humbur vizionin në...
    Lajme08 Janar 2025
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në orët e mëngjesit mund të zhvillohen kushte për mjegull...
    Vip08 Janar 2025
    Gresa ka shkaktuar të qeshura tek banorët teksa qëndronin bashkë në oborrin e shtëpisë. Ajo madje i habiti me deklaratë teksa u...
    Bota/Rajoni08 Janar 2025
    Zëvendës Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet Richard R. Verma dhe e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takuan sot me...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.