Presidenti serb, Aleksandër Vuciq u takua sot në Beograd me të dërguarin special të SHBA’së, për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ku temë kryesore ishte çështja e Kosovë për fillimin e dialogut dhe arritjen e një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve.
Por, diçka që ra në sy nga mediat dhe vet Vuciq, ishte falënderimi i presidentit serb për Palmerin për vendosjen në xhaketë të lules ‘Natalijina Ramonda’.
‘Natalijina Ramonda’ është një lule që përfaqëson popullin serb dhe përvojat që i kanë kaluar.
Vucic e falënderoi Palmerin për aleancën mes Serbisë dhe SHBA’së që daton nga Lufta e Parë Botërore.
“Gjyshi i Palmerit, nga rruga, luftoi në Luftën e Parë Botërore që flet vëllime për aleancën tonë, faleminderit për atë gjest,” tha presidenti serb, transmeton Gazeta Metro.
Përndryshe, Natalijina Ramonda është një lule që përfaqëson popullin serb dhe përvojat që i ka kaluar. Asaj i kanë vënë emrin sipas mbretëreshes serbe Natalija Obrenovic.