×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?

    FrontOnline
    10 Janar 2025

    Ish-drejtori i Zyrës për Kontrollin e Pasurive të Huaja pranë Departamentit amerikan të Thesarit, John Smith tha të premten se ndryshimet në urdhrin ekzekutiv për Ballkanin Perëndimor nga Presidenti Joe Biden, janë “shenjë se qeveria amerikane vazhdon të jetë e shqetësuar për situatën” në këtë rajon.

    Duke komentuar për shërbimin e Zërit të Amerikës në gjuhën boshnjake, ish-drejtori Smith tha se ndryshimet po ashtu tregojnë se Shtetet e Bashkuara “besojnë që sanksionet – apo kërcënimi me sanksione, meqë nuk u bë ndonjë përcaktim i menjëhershëm në bazë të urdhrit të ri ekzekutiv – do të avancojnë objektivat amerikane të sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme në rajon”.

    Në një letër drejtuar Kongresit amerikan të mërkurën, Presidenti Biden tha se ka vendosur ta mbajë në fuqi urdhrin ekzekutiv për Ballkanin Perëndimor, të shpallur fillimisht në vitit 2001 dhe të ndryshuar në vitet 2003 dhe 2021. Ai mori këtë vendim duke pasur parasysh “aktet e dhunshme ekstremiste, veprimet penguese dhe situatën në Ballkanin Perëndimor, që pengon përparimin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimin e plotë në institucionet transatlantike… vazhdojnë të paraqesin kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme amerikane”.

    Urdhri, sipas zotit Smith, u zgjerua me disa elemente, siç është “përpjekja, si bazë për përcaktim”- ndërsa më parë ishin parashikuar vetëm aktet – , si edhe “shtimi i masës për anëtarësim në një entitet të sanksionuar”, “shtimi i masës për pronësinë apo kontrollin nga personi i përcaktuar” dhe “shtimit të masës për bashkëshorten/in apo fëmijët e rritur të personit të përcaktuar”.

    Ai thotë se këto ndryshime të reja “sugjerojnë që qeveria amerikane ka parasysh individë të caktuar të cilët po i konsideron nën masat e reja”.

    Qeveria amerikane “ka mundësi që po përpiqet t’u dërgojë atyre një mesazh të fuqishëm që duhet të ndryshojnë qasje apo do të rrezikojnë të përballen me sanksionet e Shteteve të Bashkuara”, deklaroi zoti Smith.

    Urdhri fillestar ekzekutiv i vitit 2001 nga ish-Presidenti George W. Bush, pas luftrave në Ballkan, parashikonte sanksione në lidhje me ekstremizmin e dhunshëm, shkeljen e Marrëveshjeve të Dejtonit dhe Rezolutën 1244 të OKB-së për Kosovën dhe kërcënonte stabilitetin në rajon.

    Ky urdhër është rinovuar çdo vit që atëherë nga Presidentët amerikanë. /VoA

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Në Venezuelë, sot u mbajt inaugurimi i presidentit të ri/të vjetër Nicolas Maduro dhe në listën e të ftuarve ndërkombëtarë ishte edhe...
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Virusi më i ri kinez, apo i njohur me emrin “Metapneumovirusi” mund të jetë duke qarkulluar në Shqipëri, por ende nuk ka...
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Greqia është goditur brenda pak minutave nga dy tërmete. Sipas të dhënave të Institutit Sizmologjik Evropian Mesdhetar (EMSC), tërmetet ishin të magnitudave...
    Të tjera
    Vip10 Janar 2025
    Sot, me nisjen e spektaklit të Big Brother VIP Kosova, një nga temat më të diskutuara ishte pa dyshim Gjesti, i cili...
    Vip10 Janar 2025
    Opinionisti Milaim Zeka, ka hedhur dyshime sot në ‘Prime’ se Driloni dhe ish banorja Lela, janë njohur nga jashtë. “Për secili prej...
    Lajme10 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ, kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe...
    Lajme10 Janar 2025
    Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/konferenca e drejtorëve të armatimeve kombëtare, në kuadër...
    Vip10 Janar 2025
    Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa thotë se është larguar nga Los Anxhelosi dhe është mirë dhe e sigurt. Kjo deklaratë e...
    Vip10 Janar 2025
    Ka nisur spektakli ‘Prime’ ku sonte do të jetë një natë e paharrueshme pasi do të jetë një episod eksploviz për miliona...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.