×
  • Lajme
  • Lajme

    Çfarë do të ndodhë mes Kosovës e Serbisë një vit më vonë, Kosnett shpalos pritjet e tij

    FrontOnline
    01 Tetor 2020

    Kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, në Zyrën Ovale në Washington në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë pajtuar për një moratorium një vjeçar, ku Kosova s’do të kërkojë njohje të reja e anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe Serbia do të ndalojë fushatën e saj kundër pavarësisë së Kosovës.

    Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, ka thënë se një pikë e tillë në marrëveshje është vendosur për të qetësuar dhe për të krijuar hapësirë ‘për frymëmarrje’ për palët, në mënyrë që të fokusohen në çështje ekonomike.

    “Ky moratorium është bërë me qëllimin që të krijohet një hapësirë për frymëmarrje, dhe për t’u fokusuar në çështje ekonomike”, ka thënë sot ambasadori amerikan gjatë një bisede me gazetarë.

    Diplomati amerikan gjithashtu ka treguar edhe pritjet e tij nga dialogu mes Kosovës dhe Serbisë pas një periudhe një vjeçare. Ai ka thënë se nëse Serbia dhe Kosova do ti qasen seriozisht procesit atëherë mund të ketë progres të prekshëm.

    “Çfarë presim pas një viti. Ne besojmë që nëse Serbia dhe Kosova janë serioze në këtë proces atëherë do të ketë progres të prekshëm në fund të kësaj periudhe një vjeçare.

    Por ne s’kemi një afat se kur mund të ndodh kjo apo ajo çështje, sepse varet nga shumë faktorë të ndryshëm.

    Ne do të vazhdojmë të punojmë shumë fuqishëm për të identifikuar pengesat dhe për të vazhduar përpara”, ka thënë Kosnett.

    Ai tutje ka thënë SHBA e sheh normalizimin e plotë të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë si qëllim final të dialogut, derisa shton se nëse do të ketë progres në dialogun politik që drejton BE, atëherë ka thënë se mund të krijohet një momentum i jashtëzakonshëm në vitin e ardhshëm.

    “Ne shohim se qëllimi final i bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë normalizimi i plotë i raporteve, dhe jo vetëm atyre ekonomike. Por mendoj se nuk me ndihmon që të spekuloj se çfarë do të ndodh më 4 shtator të vitit 2021. Nëse dialogu i BE në pjesën e politikës krijon momentumin në vitin e ardhshëm, dhe unë besoj që do ta bëjnë për shkak të progresit në ekonomi, do të mund jemi në një pozicion të jashtëzakonshëm vitin tjetër”, ka thënë Kosnett ndër të tjera.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Janar 2025
    Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës janë në prag. Pak ditë na ndajnë nga 9 shkurti, e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar...
    Lajme12 Janar 2025
    Kryeministri Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka vizituar, ish të burgosurin politik, filmbërësin dhe piktorin e njohur, Mentor Kaçin. Kurti thotë...
    Lajme12 Janar 2025
    Një 74-vjeçar është ndaluar nga policia e në Ferizaj pasi disa ditë më parë me veturë ka bërë kthim gjysmërrethi tek nënkalimi...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E-30 dhe Lista Ideal hapi sot zyrtarisht fushatën zgjedhore në sallën “1 Tetori”...
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E-30 dhe Lista Ideal hapi sot zyrtarisht fushatën zgjedhore në sallën “1 Tetori”...
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E-30 dhe Lista Ideal hapi sot zyrtarisht fushatën zgjedhore në sallën “1 Tetori”...
    Lajme12 Janar 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka takuar kryetarin e Komunës së Bujanocit, Arbër Pajazitin “Gjatë javës, Presidentja e Republikës së Kosovës,...
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit të hapjes së fushatës ka thënë se nëpër çdo cep...
    Vip12 Janar 2025
    Dy nga artistët më të dashur për publikun shqiptar, Melinda Ademi dhe Lumi B kanë bashkuar forcat dhe kanë sjell bashkëpunimin më...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.