×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Çfarë do të ndodhë me botën në vitin 2021? 10 parashikimet e ‘The Economist’

    FrontOnline
    23 Nëntor 2020

    A ndiheni me fat? Numri 21 është i lidhur me fatin, rrezikun, shfrytëzimin e shanseve dhe hedhjen e zareve. Është mosha minimale në të cilën mund të hyni në një kazino në Amerikë dhe emri i një loje të njohur me letra, Blackjack.

    Të gjitha këto duken çuditërisht të përshtatshme për një vit me një nivel pasigurie të pazakontë. “Çmimi i madh” që ofrohet është shansi për të vendosur nën kontroll pandeminë e koronavirusit. Por ndërkohë, rreziqet janë të shumta, mbi shëndetin, rimëkëmbjen ekonomike dhe stabilitetin shoqëror. Ndërsa afrohet viti 2021, ja cilat janë 10 tendencat që duhen pasur në vëmendje vitin e ardhshëm.

    1. Lufta mbi vaksinat

    Ndërsa vaksinat e para bëhen të disponueshme në sasi të mëdha, fokusi do të zhvendoset nga përpjekja heroike në zhvillimin e tyre, te përpjekja e madhe që duhet për shpërndarjen e shpejtë të tyre, transmeton bota.al. “Diplomacia e vaksinave”, do të shoqërojë përplasjet brenda dhe midis vendeve, mbi atë se kush duhet t’i marrë ato dhe kur.

    2. Një rimëkëmbje ekonomike e luhatshme

    Ndërsa ekonomitë dalin nga pandemia, rimëkëmbja do të jetë e vështirë, teksa shpërthimet epidemike lokale vijnë e ikin, ndërsa qeveritë nuk mund të ndihmojnë pafundësisht sipërmarrjet private që të ndihmojnë punëtorët që kanë humbur vendet e tyre të punës. Hendeku midis kompanive të forta dhe atyre të dobëta do të zgjerohet.

    3. Dalja nga kaosi i ri botëror

    Sa do të jetë në gjendje Joe Biden, presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, që të rregullojë një rend ndërkombëtar të bazuar në rregulla? Traktati i Klimës i Parisit dhe marrëveshja bërthamore e Iranit, janë pikat nga duhet filluar kjo punë. Por dëmet e këtij rendi që para Donald Trumpit, do ta zgjasin përtej presidencës së tij.

    4. Më shumë tensione SHBA-Kinë

    Mos prisni që zoti Biden ta anulojë luftën tregtare me Kinën. Përkundrazi, ai do të dëshirojë të rregullojë marrëdhëniet me aleatët, për t’i zhvilluar ato në një mënyrë më efektive. Shumë vende nga Afrika në Azinë Juglindore, po bëjnë çmos për të shmangur rreshtimin me njërën palë kur të rriten tensionet.

    5. Kompanitë e vijës së frontit

    Një front tjetër për konfliktin SHBA-Kinë janë kompanitë dhe jo vetëm Huauei dhe TikTok, pasi biznesi po bëhet edhe më shumë një fushëbetejë gjeopolitike. Veç presionit nga lart, bosët e këtyre kompanive po përballen me presion nga poshtë, pasi punonjësit dhe klientët kërkojnë që ata të marrin një qasje ndaj ndryshimeve klimatike dhe drejtësisë sociale, ku politikanët kanë bërë shumë pak.

    6. Pas zhvillimit të përshpejtuar të teknologjisë

    Në vitin 2020, pandemia përshpejtoi përvetësimin e shumë sjelljeve teknologjike, nga video-konferencat te blerjet në internet, puna dhe mësimi në distancë. Në vitin 2021, do të bëhet më e qartë shkalla në të cilën këto ndryshime do të mbeten ose do të kthehen pas.

    7. Një botë ku do lëvizet më pak

    Sektori i turizmit do të tkurret dhe do të ndryshojë formë, duke pasur më shumë theks tek udhëtimet brenda vendit. Linjat ajrore, zinxhirët e rrjeteve hoteliere dhe prodhuesit e avionëve do të hasin shumë vështirësi, ashtu si universitetet që mbështeten shumë te studentët e huaj. Edhe shkëmbimi kulturor do të vuajë pasojat e pandemisë.

    8. Një mundësi për ndryshimin e klimës

    Kjo krizë shihet si një shans i artë për të ndërmarrë veprime energjike kundër ndryshimit të klimës, teksa qeveritë po investojnë gjithnjë e më shumë planet e gjelbra të rimëkëmbjes, për të krijuar vende të reja pune dhe për të ulur emetimet e gazrave të dëmshëm në atmosferë. Sa ambicioze do të jenë premtimet në këtë fushë në konferencën e OKB për klimën, që u shty këtë vit?

    9. Viti i një déjà vu-je

    Ky është vetëm një shembull se si mund të jetë viti i ardhshëm në shumë aspekte, si një kapitull i dytë i vitit 2020, pasi ngjarjet përfshirë Olimpiadën, Dubai Expo dhe shumë aktivitete të tjera politike, sportive dhe tregtare do të çelen një vit më vonë sesa ishin planifikuar. Por jo të gjitha ato do të kenë sukses.

    10. Një këmbanë alarmi për rreziqe të tjera

    Akademikët dhe analistët, shumë prej të cilëve e kanë paralajmëruar prej vitesh rrezikun e një pandemie, do të përpiqen të shfrytëzojnë rastin për t’i bindur politikë-bërësit t’i marrin më seriozisht rreziqe të tjera të neglizhuara më herët, të tilla si rezistenca ndaj antibiotikëve dhe terrorizmi bërthamor. Urojuni atyre fat.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Pasi opozita në Shqipëri ka thirrur që të protestohet para Kuvendit nga ora 17:00, forca të shumta të policisë janë pozicionuar rreth...
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka vendosur të emërojë Radmila Shekerinskën nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të...
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Ministri i Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut, dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari ka ndarë lajmin e shumëpritur për punonjësit...
    Të tjera
    Sport19 Nëntor 2024
    Presidenti i Federatës Rumune të Futbollit, Răzvan Burleanu e ka dhënë një deklaratë befasuese para lojës me Qipron mbrëmë. 40 vjeçari insiston...
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Ministri i Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut, dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari ka ndarë lajmin e shumëpritur për punonjësit...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është parandaluar futja e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të Dubravës. Sipas njoftimit thuhet se në...
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Janë siguruar pamjet e rënda, që autori i dyshuar i vrasjes së 14-vjeçarit në shkollën “Fan Noli” në Tiranë, ka postuar në...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Një betoniere është parë në Prishtinë, e cila ka shkaktuar kaos në komunikacion. Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha e...
    Sport19 Nëntor 2024
    Kosova U-19 i ka mposhtur edhe Ishujt Faroe U-19. Pas fitores së madhe ndaj Spanjës U-19, Dardanët e rinj e regjistruan një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.