Sarah Berisha është ish banorja e “Big Brother VIP”, që filloi karrierën si moderatore pas daljes nga aty.
Ajo gjithashtu ka marrë vëmendje për lidhjen me Dj nga Kosova, Dj Pm.
Së fundmi, e ftuar në emisionin “Wake Up”, blogerja ka treguar se çfarë do të kishte bërë ndryshe në eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë, “Big Brother VIP”.
Sara u shpreh se do të donte të kishte përballuar më mirë debatet e në mënyrë më të fortë.
“Tek vetja do kisha ndryshuar të kisha qenë më e fortë, ti kisha përballuar debatet më mirë. Sikur t’i kisha bërë më shumë ballë debateve dhe të mos e kisha vrarë mendjen për njerëzit jashtë. Dy javët e para nuk kam qenë dhe aq aktive, isha shumë e përhumbur dhe thoja çfarë dua këtu. Gjënë tjetër, të gjithë eksperiencën e kam shijuar shumë.”, është shprehur ajo.
Në anën tjetër e pyetur se si po vijon lidhja me Dj Pm, Sarah tha se po i kushtojnë shumë kohë njëri-tjetrit.
Ata janë takuar me disa prej familjarëve ndërsa nuk ka munguar biseda me babain e saj, i cili pas pak javësh ka kërkuar të mësojë ecurinë e njohjes së tyre.
“ Unë kam takuar vetëm mamanë e Pm dhe motrën e madhe, ndërsa Pm ka takuar babin brenda “Big-ut” ndërsa mamin e ka takuar pesë minuta në rrugë. Mami kishte qejf ta takonte se thoshte kam qenë fansja e Pm. Kur kam dalë, nuk më kishte pyetur fiks se si po shkon se e di që vihem në siklet. Kemi qenë në kafe një ditë e më thotë, po me Pm si po shkon. Kjo ndodhi 2-3 javët e para pasi kam dalë.”, ka shtuar ajo.
Sarah dhe Pm kanë nisur lidhjen e tyre brenda “BBV”.