Për vite të tëra, ne e shikonim dhe donim serialin “Gilmore Girls” dhe Lorelai Gilmore, luajtur nga Lauren Graham (54). Një skenar brilant, më saktë dialogë, e bëri këtë seri një nga të preferuarit dhe ato që shikohen shumë herë, dhe Lauren Graham arriti popullaritet të madh dhe kishte disa nominime për aktoren më të mirë televizive. Që atëherë e deri më sot, gjërat kanë ndryshuar në mënyrë drastike, transmeton FrontOnline.
Nga fundi i serisë në vitin 2007 e deri më sot, Laoren iu nënshtrua një operacioni në hundë, ajo përdori shumë Botoks dhe tërhoqi lëkurën e fytyrës disa herë. Kështu që ajo u përpoq ta bënte veten të bukur, por rezultatet janë krejtësisht të ndryshme dhe njerëzit nuk mund ta besojnë se ajo është në fotot e fundit të paparacëve sepse është deformuar plotësisht.
Fytyra e saj është e fryrë dhe nuk duket si vetja, dhe e vetmja gjë me të cilën mund ta njihni janë sytë e saj të bukur blu të kaltër nga të cilët ajo mbeti e njohur.
Në mediat sociale, fansat e serialit nuk mund ta fshehin zhgënjimin e tyre. “Nuk është ajo, është e pamundur”, “Kështu ndodh kur mendoni se kirurgët bëjnë mrekulli”, “Ajo thjesht e teproi”, “Çfarë bëtë me Lorelai”, janë vetëm disa nga komentet./FrontOnline/