Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, ka thënë se Qeveria Hoti do të funksionojë deri në momentin kur opozita t’i bëjë 61 vota për rrëzimin e saj.
Kjo qeveri ka me funksionu deri atëherë kur opozita do ti bëjë 61 vota me rrëzu, do të funksionoje derisa atëherë kur partnerët e koalicionit janë për të qëndruar bashkë”, ka thënë ajo në DebatPlus, shkruan FrontOnline.
Sipas saj, çështja e zgjedhjes së presidentit është problem, pasi që Kosova tashmë është me ushtruese detyre të presidentes.
“Kemi problem me çështjen e presidentit dhe nëse qoftëse nuk do të mundemi me i dal në krye kësaj çështje si koalicion atëherë duhet ta shqyrtojmë pozitë e opozitë e nëse edhe atëher nuk mundemi atëherë janë zgjedhjet”, ka thënë ajo./FrontOnline/