Në Qendrën e Stërvitjes Bazë të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes janë certifikuar instruktorët e ri bazuar në rishikimin e literaturës për misionin e ri të Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të Shërbimit të Përgjithshëm të FSK-së.
“Instruktorëve të ri FSK-ja ju ka besuar një detyrë të rëndësishme dhe me përgjegjësi trajnimin e pjesëtarëve, që është çelësi kryesorë zhvillimor në të cilin mbështeten vlerat thelbësore si një element i rëndësishëm i ndërtimin dhe themeleve të një karakteri ushtarak”, thuhet në njoftim.