Janë bërë 6 javë prej që kur u mbajtën zgjedhjet nacionale në Kosovë dhe ende nuk ka certifikim të rezultateve, transmeton IndeksOnline.
Gjykata Supreme ka afat pesë ditë për të shqyrtuar ankesat e subjekteve politike, ndërsa sot ata janë në ditën e tretë.
“Aktualisht procesi zgjedhor është në fazën e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja, më 15 mars 2025. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë vendimet e institucioneve përkatëse, t’i zbatojë ato nëse kanë detyrime për KQZ-në dhe pastaj do të mund të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare”, ka thënë për IndeksOnlinen, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi./