Ushtruesja e detyrës së presidentit të vendit njëherit edhe kandidate për deputete nga radhët e listës së përbashkët të Lëvizjes Vetëvendosje, Vjosa Osmani ka deklaruar se vendimet e KQZ’së të dala nga mbledhja për certifikimin e kandidatëve dhe listave të subjekteve politike për zgjedhjet e 14 shkurtit kanë qenë “politikisht të skajshme”
“Atë ditë, mënyra se si ka rrjedhë ajo mbledhje e KQZ’së, është parë si politizim i skajshëm i vendimeve. Unë do të ftoja që të gjithë të dëgjojnë mbledhjen, përfshi pjesët lexoni si ta kemi shkruar, si jemi marrë vesh etj”, ka thënë Osmani.
Tutje, kandidatja e shpallur nga subjekti politik Vetëvendosje si presidente ka komentuar edhe deklaratën e shteteve të QUINT’it, për të cilën ka thënë se ishte e qartë që kritikat ishin për KQZ’në.
Ndryshe, shtetet e QUINT’it kanë kërk