Kryetari i Lëvizjes për Drejtësi, Sylejman Çerkezi, ka kërkuar që Ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, të shkarkohet nga pozita e ambasadorit, raporton Front Online.
Ai tha në Kanal10 se shkarkimi i Gashit duhet të bëhet pasi ai është tallur me pejgamerin Muhamed.
Ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, i ka bërë retweet në Twitterin e tij karikaturat tallëse ndaj Pejgamberit Muhamed.
Kjo ka nxitur reagime të ashpra në Kosovë, duke e konsideruar si fyerje për myslimanët.