×
  • Lajme
  • Lajme

    Ceremonia e faljes së Fitër Bajramit në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë (VIDEO)

    FrontOnline
    30 Mars 2025

    Të dielën besimtarët myslimanë në Pejë u drejtuan për te xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” për të falur namazin e Fitër Bajramit.

    Falja e namazit të sabahut në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” nisi në orën 5:41 për të vijuar me ligjërata nga hoxhallarët.

    Muhamed Stublla, i cili e bëri edhe hydben e Fitër Bajramit, imami në xhaminë “Haxhi Devolli”, Kujtim Jashanica dhe Enes Goga, i cili është edhe kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës në Pejë dhanë mesazhet e tyre.

    Falja e namazit të Fitër Bajramit u bë në orën 6:59 minuta për të vazhduar pastaj me lutjet dhe urimet.

    Muhamed Stublla, profesor në Medresen “Alauddin” në ligjëratën përmbyllëse dha mesazhe për besimtarët.

    “Vëllezër dhe motra, njeriu ndihet i gëzuar dhe i lumtur atëherë kur arrin ta jetësojë një qëllim punë detyrë. Agjëruesit sot me shumë të drejtë ndihen të gëzuar e festojnë. Madhështia e kësaj dite përmes shfaqjes së gëzimit konsiderohet adhurimi më i veçantë në të. Të dashur besimtarë, shenjtëria dhe shpërblimi i agjërimit është i jashtëzakonshëm. Agjërimi si një trajnim i gjatë një mujor ndikon në rritjen e sinqeritetit në raport me Allahun”, tha hoxha Stublla.

    Ndërkaq,  imami në xhaminë “Haxhi Devolli” në Pejë, Kujtim Jashanica foli për disa prej të mirave që kanë besimtarët myslimanë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

    Ai u tha të pranishmëve derisa ishin aty për të falur namazin e Fitër Bajramit se mësimet e muajit të Ramazanit do t’u shërbejnë vazhdimisht.

    “U munduam të përfitojmë nga ky muaj me agjërim, namaz, lexim Kurani, sadaka dhe vepra të tjerat nga më të mirat me të vetmin qëllim që të arrijmë kënaqësinë e Zotit”.

    Në transmetimin special të sjellur nga Klan Kosova direkt nga xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë, shikuesit patën mundësi të ndiqnin faljen e namazit të sabahut, ligjëratat si dhe programin artistik nga ilahisti Egzon Ibrahimi dhe grupi i tij. Ky i fundit dha premier këngën e tij kushtuar ditës së Bajramit.

    Ndiqeni videon ekskluzive për të parë të gjithë ceremoninë e jashtëzakonshme të faljes së Fitër Bajramit në Xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli”: / Klankosova.tv

    Nga Rubrika
    Lajme02 Prill 2025
    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini në konferencën e mbajtur për vrasjen e rreshterit M.Lika ka thënë se dy persona...
    Lajme02 Prill 2025
    Eugen Cakolli nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka drejtuar kritika ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Kritikat kanë të bëjnë me...
    Lajme02 Prill 2025
    Lërkesa e Kuvendit të Kosovës për marrjen e statusit special në Këshillin e Europës nuk do të jetë as në agjendën e...
    Të tjera
    Lajme02 Prill 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është takuar sot me Sekretarin për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David...
    Lajme02 Prill 2025
    Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar dha garanci për interesin e Britanisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor gjatë një vizite në...
    Lajme02 Prill 2025
    Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, priti sot në takim Sekretarin e Jashtëm britanik, David Lammy. Gjatë takimit, KFOR-i thotë se, Barduani ndau...
    Lajme02 Prill 2025
    Zëvendëskryeministrja në detyrë dhe kryetarja e partisë boshnjake NDS, Emilja Rexhepi, ka folur për FrontOnline, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti. Ajo...
    Lajme02 Prill 2025
    Rreshteri Muhamed Lika, që mbeti i vrarë mbrëmë në hyrje të banesës së tij në Kaçanik, do të varroset sot. Lajmin për...
    Lajme02 Prill 2025
    KEDS-i ka propozuar ngritjen e çmimit të rrymës për 15 %. Qeveria po e përkrah këtë rritje. Është paralajmëruar protestë për të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.