×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    CEO i TikTok dëshmoi 5 orë para Kongresit , sipas tij aplikacioni është i sigurt

    FrontOnline
    24 Mars 2023

    Drejtori i Përgjithshëm i platformës jashtëzakonisht të njohur “TikTok”, Shou Zi Chew, dëshmoi dje për më shumë se pesë orë përpara komisionit të Kongresit Amerikan, pasi republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve duan të intensifikojnë kontrollin e aplikacionit kinez.

    Siç raportohet nga CNN, Shou Zi Chew foli para Komitetit të Energjisë dhe Tregtisë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe ishte hera e parë që CEO i platformës u shfaq para një komiteti të Kongresit.

    Chew i arsimuar në Harvard, i cili dikur ka zhvilluar praktikë në Facebook-un e Metës rreth 2 viteve, ishte i vetmi dëshmitar në seancë mes shqetësimeve për rreziqet e mundshme të sigurisë dhe privatësisë.

    SHBA ka frikë se regjimi kinez ka fituar akses në të dhënat e përdoruesve amerikanë, ndërsa disa shprehin shqetësimin se aplikacioni mund të përdoret për propagandë ose për të manipuluar qytetarët.

    “TikTok me vetëdije lejoi Partinë Komuniste Kineze të aksesonte të dhënat e përdoruesve të SHBA. Qytetarët amerikanë kanë të drejtë të dinë se si këto veprime ndikojnë në privatësinë dhe sigurinë e të dhënave të tyre,” tha në një deklaratë me shkrim deputetja republikane Kathy McMorris Rogers, e cila kryeson komitetin.

    Në fjalimin e tij, Shou Zi Chew theksoi se platforma është e sigurt dhe nuk duhet të ndalohet nga autoritetet amerikane.

    Ai gjithashtu vuri në dukje se 150 milionë njerëz në SHBA janë përdorues aktivë të platformës, gjë që ai tha se tregon se sa i përdorur është tani TikTok ndërsa Uashingtoni përpiqet ta ndalojë atë.

    Nga ana e saj, kryetarja e Komitetit të Energjisë dhe Tregtisë së Dhomës së Përfaqësuesve përsëriti se platforma “duhet të ndalohet” dhe fakti që ka 150 milionë përdorues amerikanë në platformë tregon se Kongresi duhet të veprojë urgjentisht.

    Shou Zi Chew ishte i shpejtë për të shfajësuar Pekinin, duke theksuar se qeveria kineze nuk ka kërkuar kurrë dhe as nuk ka ndërmend të kërkojë nga ndonjë kompani që të dorëzojë të dhënat personale të përdoruesve.

    “Ne respektojmë privatësinë dhe të dhënat personale të të gjithë atyre që përdorin aplikacionin. Qeveria i kushton shumë rëndësi sigurisë së të dhënave”, pohoi CEO i platformës popullore. “TikTok nuk është një agjent i Kinës ,” shtoi Chew.

    Duke iu përgjigjur pyetjes nëse kompania “ByDance” është kineze, ai theksoi se është një kompani globale me themelues kinez./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    BE-ja duket se është në prag të nënshkrimit të një marrëveshjeje tregtare me Donald Trump, pasi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    Vijon të mbetet problematike situata në malin e Shpiragut në Berat. Që prej ditës së djeshme me dhjetëra forca zjarrfikëse me mbi...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    Personat që përdorin imazhin e dikujt tjetër pa pëlqimin e tij për të krijuar profile të rreme në rrjetet sociale apo në...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Një qytetar i cili sot po qëndron në oborrin e Kuvendit të Kosovës, e që pak minuta më parë ka ndalë deputeten...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, tha se nuk pret se do të ketë ndonjë ndryshim në seancën e sotme konstituive. “Jo, nuk...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka folur për mediat para hyrjes në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, për të marrë pjesë...
    Lajme26 Korrik 2025
    Ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati para seancës së 53-të konstituive, tha se me patjetër duhet të formohen institucionet e vendit....
    Lajme26 Korrik 2025
    Një qytetar e ka quajtur “hajne” deputeten e VV-së, Fitore Pacollin. Ai u përball me Pacollin para Kuvendit të Kosovës, derisa po...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kuvendi i Kosovës ka marrë një vendim që të mos i lejojë mediat të rrinë para hyrjes në objekt. Ky vendim, siç...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.