×
  • Lajme
  • Lajme

    Çelaj: S’jam i vetmi, shumica e Këshillit Drejtues duan shkarkimin e Kryesisë

    FrontOnline
    26 Mars 2021

    Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Lirak Çelaj ka thënë se kësaj partie i duhet ndryshim në konceptin e vendimmarrjes ku respektohet organet e partisë, pasi sipas tij, kjo parti aktualisht është e uzurpuar nga disa individë.

    Çelaj tha se PDK-ja ka mbetur pa kauzë dhe duhet të dilet më qëndrime dhe për atë se për çfarë angazhohet.

    “PDK-ja ka mbetur pa kauzë e ka humbur atë, e ka pasur një kauzë të saj dhe unë mendoj se duhet të orientohemi të dalim më qëndrime se për çka angazhohet PDK-ja cilat janë synimet e saj në rrafshin kombëtarë dhe të tjera. Tash si po qeveriset PDK-ja është e uzurpuar nga disa individë, dhe ata përveç që angazhohen për pozitat e tyre nuk angazhohen për diçka më të madhe për çështje të interesit nacional e aq më pak për partinë”, tha Çelaj për EO.

    Ai ka thënë në PDK duhet të ketë ndryshim të qeverisjes në parti ku respektohen organet e partisë e nuk merren vendimet nga disa individë.

    “Duhet të ndryshojë koncepti i qeverisjes, sepse deri tash vetëm individ kanë marrë vendime dhe organet tjera janë shpërfillë ose janë trajtuar formalisht, Kryesia, Këshilli Drejtues po edhe në nivelin e degëve. Pra të ndërrojë koncepti i vendimmarrjes ku të gjithë ne jemi pjesëmarrës në marrjen e vendimeve të mëdha”, tha ai.

    Çelaj thotë se nuk është i vetmi që kërkon ndryshime në parti dhe përgjegjësi për rënien e PDK-së në tri palë zgjedhjet e fundit.

    Sipas tij, ka shumë anëtarë të Këshillit Drejtues dhe një pjesë të Kryesisë aktuale që e përkrahin atë, për shkarkimin e Kryesisë së PDK-së.

    “E thënë më përgjegjësi që shumica e anëtarëve të Këshillit Drejtues dhe një pjesë e Kryesisë më të cilët kam kontaktuar janë pro kësaj ideje. Për rënien e PDK-së në vazhdimësi në tri zgjedhjet e fundit dikush duhet të marrë përgjegjësi. Shumë prej këtyre figurave që sot janë në udhëheqje kanë qenë edhe atëherë në udhëheqje dhe kanë përgjegjësi. Dikush duhet të marrë përgjegjësi morale para strukturës para elektoratit dhe para opinionit”, ka thënë ai.

    Përkundër mospajtimeve për mënyrën se si po drejtohet partia, ai pajtohet më qëndrimin e partisë sa i përket votës kundër Vjosa Osmanit për Presidente.

    Sipas tij, Osmani edhe pse ka marrë numër të madh të votave nuk është figurë unifikuese për të parin e vendit.

    “Vjosa Osmani ka qenë shumë përçarëse dhe konfliktuoze, po mbi të gjitha meqë Vetëvendosje dhe pjesë e saj ka qenë edhe Vjosa Osmani ka fituar shumicën, mendoj që nuk do të ishte e shëndetshme për demokracinë që t’i kishte një subjekt politik të gjitha institucionet”, tha Çelaj.

    Në mbledhjen e fundit të Këshillit Drejtues, Lirak Çelaj kishte propozuar mocion mosbesimi nga Këshillit Drejtues, por që më pas e kishte tërhequr pasi siç kishte pakënaqësisë si kjo pikë u tentua të futej në rend dite.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, ka falënderuar pjesëmarrësit e takimit të djeshëm në Skenderaj. Ajo tha se “Drenica gjithmonë ka ditur të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbuam, ka shprehur qëndrimin se...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën “Ahmet Kaçiku”. Rastin...
    Të tjera
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë është duke luajtur ndaj Çekisë në UEFA Nations League, raundi i pestë. Kujtojmë që ndeshja është duke u zhvilluar...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Sekretari organizativ i Rinisë Demokratike të Kosovës, Trim Syla, ka publikuar një parullë, pas skandalit me 100 mijë euro grant, për vëllain...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë një vizite në Augsburg të Gjermanisë, vlerësoi lart kontributin e diasporës kosovare, duke e paraqitur atë...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ishin sonte në Pejë. Lidhur me këtë, Kurti thotë...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Ekonomia e Shqipërisë vazhdon trendin e rritjes, e nxitur nga konsumi privat dhe një sezon i mirë turistik dhe gjatë vitit të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish-komandanti i UÇK-së në zonën operative të Nerodimes, Shukri Buja, ditë më parë ka marrë konfirmimin se Prokuroria ka mbyllur të gjitha...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.