Anëtari i PDK-së, Lirak Çelaj, është shprehur se ky subjekt mbetet serioz, pavarësisht se thekson se ka kritikat e tij përbrenda strukturave të partisë.
Ai ka thënë se si subjekt politik nuk kanë frikë nga shkuarja në një proces tjetër zgjedhor.
“Nuk kemi frikë dhe nuk do të duhej të kemi frikë. Pozicioni im është që nëse hymë me këtë formacion… dikush pas 14 shkurtit do të duhej të jepte dorëheqje dhe kjo nuk ndodhi”, ka thënë Çelaj, njofton Klan Kosova.
“Nëse shkojmë në zgjedhje të pareformuar pse dikush do ta ndryshonte mendjen për një kohë kaq të shkurtër që të na votonte – një ekip që ka dështuar. Është dashur reflektuar dhe të japim mesash të qartë. Nuk ka arsye për frikë, zgjedhjet janë për politikë. Nuk ka hapësirë për frikë pa marrë parasysh se një subjekt mund të bie ose të rritet”.
Çelaj është deklaruar edhe për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, ku ka shtuar se Vjosa Osmani po sillet me arrogancë.
“Nuk e kontestoj që ajo ka marrë shumë vota dhe ka fituar legjitimitet. Meqë nuk janë fituar 80 vende shantazhimi se mund të mund shkojmë në zgjedhje të reja është arrogancë. Kjo punë duhet të bëhej më butë dhe të shihet se mos ka ndonjë opsion se mos do t’i bënte të gjithë të kënaqur për të mirën e vendit”.