×
  • Lajme
  • Lajme

    Çeku: Sporti do të jetë prioritet i Qeverisë së Kosovës

    FrontOnline
    25 Mars 2021

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sport, Hajrullah Çeku në hapjen e punimeve për Asamblenë Zgjedhore të Komitetit Olimpik të Kosovës deklaroi se pandemia ka ndikuar që të kufizohen aktivitetet sportive, por edhe përkundër kësaj sukseset nuk kanë munguar.

    Çeku: Covid-19 ka shkaktuar vështirësi të mëdha në zhvillimin e aktiviteteve sportive

    “Situata e shkaktuar nga virusi Covid 19 një vit më parë ka krijuar një situatë jo të mirë në vendin tonë, por edhe në nivel global ka shkaktuar vështirësi të mëdha në zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe duke kufizuar pjesëmarrjen e sportistëve tonë si në nivel kombëtar po ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Megjithatë Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit iu përgëzon për punën dhe sukseset që i keni arritur përkundër kufizimeve dhe situatës së krijuar nga pandemia bazuar në angazhimin tuaj dhe organizatave sportive që ju i drejtoni duke përfaqësuar vlerat tona në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare. “, tha Çeku.

    Më tutje, Çeku tha se sporti do të jetë prioritet jo vetëm i ministrisë që ai drejton por edhe i Qeverisë së Kosovës.

    Çeku: Prioritet do të jetë mbështetja e të gjithë sportistëve

    “Bazuar në rëndësinë e lëvizjes olimpike, ku vlerat e saj i bart Komiteti Olimpik i Kosovës së bashku me organizatat sportive, prioritet në vazhdim do të jetë mbështetja e të gjithë sportistëve, vajza dhe djem të cilët kanë fituar Normë Olimpike, organizatat sportive si dhe Komitetin Olimpik të Kosovës të cilët do të na përfaqësojnë në Lojërat Olimpike verore Tokio 2020 që mbahen këtë vit dhe ato dimërore në Pekin të Kinës në vitin 2022. Uroj të na përfaqësoni denjësisht dhe të bëni krenar çdo qytetar të Republikës së Kosovës me të arriturat tuaja në sport duke u kurorëzuar me njërën prej medaljeve olimpike ashtu si u stolis me medalje të Artë në Lojërat Olimpike Rio 2016 Majlinda Kelmendi. Ministria Kulturës, Rinisë dhe Sportit gjatë këtij mandati sportin do ta ketë prioritet por edhe në nivel të qeverisë jo vetëm të ministrisë.” tha në fund Hajrullah Çeku.

    Ndryshe në zgjedhjet për kryetar të KOK-ut janë tre kandidatë, Besim Hasani, Linda Shala dhe Ismet Krasniqi.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Një polic është suspenduar nga puna, ndërsa Inspektorati Policor thotë se kjo u bë pasi ai është përfshirë në një përleshje, duke...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Një veturë është përfshirë nga zjarri në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Duhël-Prishtinë, gjatë pasdites së sotme. Rastin për Front Online e konfirmoi...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish-ministrja dhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se është për keqardhje që Qeveria Kurti për katër vite vetëm kanë vajtuar....
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për Marko Dantiq, i dyshuar për pjesëmarrje në sulmet ndaj KFOR-it në Zveçan...
    Sport16 Nëntor 2024
    Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, ka ndarë mendjen tashmë për formacionin anti-Çeki në kuadër të Ligës së Kombeve. Shqipëria është nikoqire...
    Vip16 Nëntor 2024
    Dy banorët e rinj të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Edi dhe Anisa kanë qëndruar bashkë. Ajo ka kërkuar që t’ia...
    Vip16 Nëntor 2024
    Edi i ka shpjeguar Burimit se si e kishte bërë gjumin në natën e parë brenda shtëpisë më të famshme në vend,...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Kosovës e ka lëshuar mbrëmë stadiumin në minutat e fundit të ndeshjes kundër Rumanisë pas thirrjeve raciste që janë bërë...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, ka kërcënuar me gjykatë të gjithë gazetarët dhe analistët që ia kanë përmendur emrin për grantin që...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.