Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës ka një ofertë shumë gjeneroze për festivalin Sunny Hill.
Çeku, në Rubikon në Klan Kosova, tha se Sunny Hill vitin tjetër do të mbahet në vendin e ndarë për të veçse për shkak të diskutimeve që janë në proces nuk mund të thotë shumë detaje.
“Çështja e tokës në Bernicë për ‘Sunny Hill’ ka mbet tek një diskutim që po bëhet aktualisht por për shkak që jemi në diskutime nuk mund të shpalos shumë detaje. Por, mund t’ju them që Qeveria e Kosovës tashmë e ka një ofertë shumë gjeneroze për ‘Sunny Hill’ dhe jo vetëm, shumë më shumë se kaq”.
“Ne jemi shumë të lumtur se çfarë ndodhi gjatë këtij viti ku u tejkaluan dhe festivali u mbajt në Prishtinë – aty ku e ka shtëpinë” u shpreh ministri Çeku.