×
  • Lajme
  • Lajme

    Çeku: Kemi investuar rreth 20 milionë euro për infrastrukturë teatrore

    FrontOnline
    10 Nëntor 2024

    Ka përfunduar rinovimi i tërësishëm i teatrit të qytetit “Muharrem Qena” në Mitrovicë.

    Kështu ka bërë të ditur ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku përmes një postimi në Facebook.

    “Kjo është dëshmia e radhës e përkushtimit të Qeverisë sonë për të krijuar kushte të dinjitetshme për artistët dhe publikun artdashës. Ky modernizim i hapësirës së teatrit të Mitrovicës bëhet edhe në nderim të figurës së Muharrem Qenës, njërit ndër artistët më të veçantë të Kosovës”, shkruan tutje ai.

    “Gjatë mandatit tonë kemi investuar me seriozitet në infrastrukturën kulturore të vendit, e cila kishte degraduar në mungesë të përkujdesjes shtetërore. Me prioritet të veçantë po e trajtojmë infrastrukturën teatrore në gjithë vendin. Kemi rinovuar amfiteatrin e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, derisa punimet kanë përfunduar edhe në shtëpinë e kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë, e cila ka amfiteatrin e saj”.

    Po ashtu, ministri shton se punimet e restaurimit po vazhdojnë në ndërtesën kryesore të Teatrit Kombëtar të Kosovës që pritet të përfundojnë në pjesën e dytë të vitit 2025.

    “Pas hartimit të projekteve zbatuese, në fazë të procedurës së prokurimit janë rinovimet e tërësishme të Teatrit të qytetit “Adriana” në Ferizaj dhe Teatrit ODA në Prishtinë. Në Rahovec vazhdon ndërtimi i Qendrës për Arte, e cila përmban amfiteatrin brenda. Aktualisht në fazë projektimi për rinovim janë edhe Teatri i qytetit në Gjilan, Teatri i qytetit “Avdush Hasani” në Podujevë si dhe ndërtimi i amfiteatrit të ri të Prishtinës në aneksin e ish-Rilindjes. Në fillim të vitit 2025 nis hartimi i projektit për ndërtesën e re të Teatrit të qytetit “Bekim Fehmiu” në Prizren”.

    Vlera totale që është investuar dhe zotuar për përmirësimin dhe modernizimin e infrastrukturës teatrore në Kosovë, sipas Çekut është afër 20 milionë euro.

    “Me këtë përkushtim teatri nuk është trajtuar asnjëherë më parë”.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka pirë kafe me një mësimdhënëse nga Ferizaj, me të cilën ka bashkëbiseduar për...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, ka mbajtur sot konferencën tradicionale të fundvitit me gazetarë, ku njoftoi...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka bërë të ditur se kjo parti ka përfunduar turneun paraelektoral, e që i...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Një 29-vjeçar është arrestuar në Durrës, teksa një tjetër është shpallur në kërkim, pas një konflikti, ku dyshohet se ata kanë goditur...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, për FrontOnline, ka komentuar mbi situatën me mbledhjen e tatimit në pronë, duke...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës dhe Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës po prezantojnë të arriturat e marrëveshjes për personelin policor. Sipas të...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Asamblisti Sadet Ismajli ka bërë të ditur se ai dhe vëllai i tij janë nisur në Gjermani, pasi në Komunën e Ferizajt...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se për herë të parë në historinë e vendit, të hyrat buxhetore sipas tij, kanë...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka akuzuar Qeverinë për krizën energjetike me të cilën po përballen qytetarët e bizneset tash e disa ditë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.