×
  • Lajme
  • Lajme

    Çeku: Jemi gati për ‘Eurovision’, e kemi dhënë provimin

    FrontOnline
    26 Tetor 2024

    Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, në prag të nisjes së natës finale të edicionit të dytë të Festivalit të Këngës, ka thënë se në aspektin organizativ dhe cilësor, Kosova është gati për pjesëmarrje në garën evropiane të këndimit, “Eurovision”.

    “Besoj që tashmë me edicionin e dytë kemi dhënë dëshminë e qartë që ne jemi gati edhe në aspektin organizativ, cilësor dhe të tjera. Mbesin vetëm aspekte procedurale për çështjen e anëtarësimit dhe përfaqësimit në ‘Eurovision”, ka thënë Çeku nga tapeti i kuq.

    Ai ka veçuar sidomos edicionin e dytë, si dëshmi për hapa të mëtutjeshëm drejt garës evropiane.

    “Teknikisht, organizativisht, plotësojmë të gjitha kushtet. Mbesin vetëm aspekte procedurale drejt çështjes së anëtarësimit dhe përfaqësimit në ‘Eurovision’. Politikisht duhet të bëjmë shumë, por ta kemi parasysh që vitin e kaluar kemi qenë të monitoruar nga EBU sepse ata vlerësojnë çështjet organizative. Ne e kemi dhënë këtë provim, tash ballë lartë vazhdojmë drejt ‘Eurovisionit”, ka thënë ai për RTK-në.

    Tutje ai ka vlerësuar se sivjet ka qenë edicion edhe më i suksesshëm, teksa ka thënë se ky është hap i madh jo veç për skenën muzikore të Kosovës por edhe më gjerë.

     

    Nga Rubrika
    Lajme26 Tetor 2024
    Pasi Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti, kërkoi heqjen e masave ndëshkuese – i.e sanksioneve – nga Bashkimi Evropian, deputeti i Partisë Demokratike...
    Lajme26 Tetor 2024
    Një shpërthim ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm  në Zveçan. Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar. Shefi...
    Lajme26 Tetor 2024
    Derisa shteti i Kosovës nuk dha indikacione se do të bëjë kompensimin e viktimave që marrin këtë status në proceset gjyqësore në...
    Të tjera
    Vip26 Tetor 2024
    Këtë herë në rolin e imituesit nuk ishte Rezi, por Burimi. Ky i fundit imiton “Luanin e TikTokut”. Për më shumë ndiqeni...
    Vip26 Tetor 2024
    Besi dhe Gjesti patën disa momente tensioni brenda shtëpisë më të madhe në vend. “Vogëlush qysh po thua, se nuk po të...
    Vip26 Tetor 2024
    Momentet interesantet po vazhdojnë edhe më tej brenda shtëpisë më të madhe në vend. Ata kanë zgjedhur këtë herë që të luajnë...
    Vip26 Tetor 2024
    Sfida e parë e buxhetit për banorët e shout më të madh në vend, ishte mjaft atraktive. Konkurrentëve të Big Brother VIP...
    Vip26 Tetor 2024
    Ana është shprehur te Vullneti për situatën që i është krijuar me Kevinin. Ajo thotë se se Kevini ka bërë disa hapa...
    Vip26 Tetor 2024
    Banorët janë sfiduar këtë të shtune për buxhetin. Në oborrin e shtëpisë, secili nga ta duhet të peshkojnë peshqit me magnet brenda...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.