×
  • Lajme
  • Lajme

    Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monumente të trashëgimisë kulturore të Kosovës

    FrontOnline
    23 Dhjetor 2024

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka thënë se kuadër të angazhimeve, siç u shpreh ai, disa nga veprimet kanë synuar dokumentimin, prezantimin dhe siç tha ai, muzealizimin e krimeve të luftës.

    Ai gjithashtu u shpreh se është themeluar edhe një grup punues për dokumentimin e shkatërrimit të qëllimshëm të trashëgimisë kulturore të Kosovës, gjatë luftës.

    “Në kuadër të angazhimeve të qeverisë, disa nga veprimet kanë synuar dokumentimin, prezantimin dhe muzealizimin e krimeve të luftës, jo vetëm të luftës së fundit, por edhe të periudhave paraprake dhe në këtë drejtim tashmë jemi në fazën e hartimit të master-planit, pra të projektit të madh për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, që ka për synim shndërrimin e gjithë asaj hapësire në një muze të hapur, ku dokumentohet njëra ndër betejat më të lavdishme, mbase më e lavdishmja e luftës së UÇK-së, Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

    “Në kuadër të qeverisë është themeluar edhe një grup punues për dokumentimin e shkatërrimit të qëllimshëm të trashëgimisë kulturore të Kosovës, gjatë luftës në vitet 98 dhe 99”, tha ai.

    Çeku u shpreh se grup është i përbërë nga përfaqësues të institucioneve të ndryshme dhe i cili e ka përfunduar raportin që ia ka dorëzuar Insistutit për Dokumentimin e Krimeve të Luftës.

    Ministri gjithashtu u shpreh se në këtë raport është konstatuar se gjatë luftës, në mënyrë të qëllimshme, Serbia ka shkatërruar afër 1 mijë e 800 monumente të trashëgimisë kulturore të Kosovës.

    “Në këtë raport të këtij grupi punues është konstatuar se gjatë luftës, në mënyrë të qëllimshme, Serbia ka shkatërruar afër 1 mijë e 800 monumente të trashëgimisë kulturore të Kosovës. Ka grabitur mbi 3 mijë e 700 artefakte, objekte muzeale, nga koleksioni publik muzeal i Kosovës. Ka grabitur dokumentacionin zyrtar të monumenteve, me qindra mijëra dosje dhe file të tjerë, pjesë të këtyre dosjeve. Ka shkatërruar 175 bibloteka publike dhe rreth 1.7 milion libra shqip si dhe ka dëmtuar, shkatërruar ose grabitur qindra vepra të artit”.

    “Ky raport i dorëzuar në Insistutin për Dokumentimin e Krimeve të Luftës tashmë përbën edhe një kontribut për angazhimin e këtij instituti”, u shpreh tutje ai.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, nga 1 shkurti 2025, çmimet e barnave në Kosovë do të unifikohen dhe ulen në mënyrë...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Kreu i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të Qeverisë së Kosovës lidhur me çështjen e certifikimit të...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka qëndruar sot në Gjilan, ku ka mbajtur takime me biznesmenë dhe studentë. Hamza ka...
    Të tjera
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Ushtarët e Komandës Rajonale Perëndimore të misionit KFOR, kanë kryer sot një stërvitje të përbashkët evakuimi. Ata këtë e bënë duke operuar...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Lideri i PD Sali Berisha është bashkuar me protestuesit te Rruga e Elbasanit në mosbindjen civile që po zhvillohet në Tiranë. Në...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Kryetar i Forumi Intelektual "Europa 2030", Artan Nimani përmes një reagimi në rrjetin social 'Facebook', ka thënë se ky forum dënon keqperdorimin...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Ka nisur protesta e opozitës, teksa deputetët e PD kanë dalë nga selia blu dhe kanë nisur marshimin. Demokratët ndjekin të njëjtin...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës kanë vrarë të paktën 58 persona që nga fillimi i së dielës, tha të hënën...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se aktualisht nuk sheh rrezik të ndonjë sulmi rus në territorin e aleancës,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.