Nga modeli i anijes kozmike Star Wars X-Wing te çekiçi i Thor, memorale nga filmat e preferuar do të dalin në ankand në Hollywood muajin e ardhshëm.
Më shumë se 1800 artikuj do të ofrohen në ankand nga 21 deri më 24 qershor, për të cilat kompania Propstore për relikeve filmike dhe televizive vlerëson se do të mbledhë më shumë se nëntë milionë dollarë. Drejtori i kompanisë Brandon Alinger tha se u përfaqësuan më shumë se 600 tituj të ndryshëm filmash dhe televizioni.
“Përveç rekuizitave dhe kostumeve bazë… (ne kemi) lodra koleksionuese, komike, materiale për prodhimin e filmit, që do të thotë gjëra të tilla si vepra artistike konceptuale, xhaketa ekipore, një sasi e madhe koleksionesh.”
Në krye është modeli Red Leader X-Wing nga “Star Wars: New Hope”, i cili vlerësohet nga 500,000 deri në 1 milion dollarë.
“Ne besojmë se ky është i vetmi X-Wing i vërtetë, i pacenuar, origjinal nga Star Wars i parë që është ofruar ndonjëherë në ankand publik, kështu që është goxha i veçantë”, tha Alinger.
Artikuj të tjerë që do të dalin në ankand përfshijnë Gizmo animatronike nga filmi “Gremlins 2: New Litter”, i cili vlerësohet në 80,000 – 120,000 dollarë. Ekziston edhe çekiçi i Thor-it nga filmi origjinal “Thor”, i vlerësuar nga 100,000 deri në 150,000 dollarë dhe një model avion i përdorur në origjinalin “Top Gun”, i cili mund të arrijë nga 30,000 deri në 50,000 dollarë.
Në ankand do të dalin edhe kostumi i Elvis Presley nga “It Happened at the World Fair”, portofoli i Samuel L. Jackson nga “Hell’s Noise” dhe shpata e Uma Thurman nga “Kill Bill”./FrontOnline/