Republika e Çekisë ka shënuar fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian “Euro2020”.
Çekët mposhtën pastër 0-2 Kombëtaren e Skocisë në Grupin D.
Realizatori i dyfishtë dhe “heroi” i Çekisë në këtë përballje ishte sulmuesi Patrik Schichk.
25-vjeçari serinë e golave e nisi në minutën e 40-të kur shënoi gol të bukur me kokë në portën e Marshall.
https://streamable.com/vdlxgo
I njëjti futbollist vetëm shtatë minuta pasi nisi pjesa e dytë, e “bombardoi” portën e skocezëve me një super gol nga mesi i fushës.
Goli i tij njëherit po cilësohet si më i bukuri në këtë Kampionat Evropian deri më tani.
Me këtë fitore, Çekia merr lidershipin në Grupin D me tre pikë, aq sa ka edhe Anglia por me goldallim më të dobët.
Grupi D përbëhet nga Çekia, Anglia, Kroacia dhe Skocia.