Kombëtarja e Shqipërisë sonte do të zhvillojë miqësoren e radhës kundër Republikës së Çekisë.
Djelmoshat e Edy Reja pas barazimit pa gola kundër Uellsit synojnë fitoren kundër çekëve.
“Kuq e Zinjtë” pas barazimit ndaj Uellsit kërkon vetëm fitore në këtë takim dhe këtë e bën të qartë dje trajneri Edouard Reja dhe Berat Gjimshiti në konferencë për shtyp.
Ndërkohë, Çekia ka pësuar dy humbje radhazi në miqësore, andaj gjithashtu do ‘luftojë’ për fitore.
Formacionet e mundshme:
Republika e Çekisë (4-2-3-1): Vaclik; Coufal, Zima, Celustka, Boril; Soucek, Kral; Jankto, Darida, Hlozek; Schick
Shqipëria (3-5-2): Selmani; Kumbulla, Gjimshiti, Ismajli; Laci, Abrashi, Ramadani, Bare, Lenjani; Manaj, Cikalleshi.
Takimi zhvillohet në Pragë, më saktësisht në “Generali Ceska pojistovna Arena” me fillim nga ora 20:15.