×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Ç’duhet të dini për katër dëlirët e madhështisë

    FrontOnline
    11 Shtator 2020

    Në mënyrë të përgjithshme, një dëlir i madhështisë lidhet me besimin ose përshtypjen që ka një person, të cilat janë në kundërshtim me realitetin dhe argumentimin racional

    Një dëlir i madhështisë (iluzion) i bën këta njerëz të besojnë se kanë aftësi dhe/ose fuqi të veçanta.

    Shumë lloje të çrregullimeve të shëndetit mendor, të klasifikuara si çrregullime psikotike, mund të shkaktojnë iluzione, si për shembull:

    – skizofrenia
    – çrregullimi bipolar
    – jermi
    – çrregullim i madh depresiv me tipare psikotike

    Llojet e dëlirëve të madhështisë

    1. Të paturit aftësi ose talent të veçantë: Personi beson se ka një talent, objekt apo aftësi të fshehtë që askush tjetër nuk e ka, madje askush tjetër nuk e di. Për shembull, mund të mendojë se zotëron një regjistrim antik të Elvis Presley-t, të cilin nuk e ka askush.

    2. Të qenurit person i famshëm: Personi beson vërtet se është i famshëm, ndërsa personi i vërtetë i famshëm është mashtrues.

    3. Të paturit lidhje sekrete: Personi beson se ka lidhje sekrete ose marrëdhënie me dikë a diçka të rëndësishme. Për shembull, mund të besojë se është spiun dhe është përgjegjës për transmetimin e mesazheve te udhëheqësit nëpër botë.

    4. Madhështia fetare: Personi beson se është udhëheqës i një feje të caktuar. Iluzionet e madhështisë janë më të zakonshme te njerëzit me çrregullimin bipolar dhe skizofreninë. Në disa raste, dëlirët mund të shfaqen nga përdorimi i substancave të ndryshme.

    Dëlirët e madhështisë mund të jenë të vështira për t’u identifikuar dhe kuruar, ndaj si për gjithë pjesën dërrmuese të çrregullime mendore, nevojitet ndërhyrja e specialistëve të shëndetit mendor.

    Burimi: Healthline, Anabel

    Nga Rubrika
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Dashi Dashuria: Mundohuni të gjeni paqen e brendshme që ju mungon për një kohë: nëse dashuria nuk shkon siç duhet, pjesërisht është...
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Uthulla e verës së bardhë njihet gjerësisht si pjesë e ushqimit, por a keni provuar ndonjëherë uthullën e kuqe? Uthulla e verës...
    Lifestyle22 Nëntor 2024
    Lumturia nuk është një gjendje apo tipar i përhershëm, por një praktikë e përditshme që na çon në një pamje më pozitive...
    Të tjera
    Lajme25 Nëntor 2024
    Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj ka komentuar akuzat e Qeverisë së Kosovë ndaj Prokurorisë Speciale. Ai ka thënë se Qeveria dhe sistemi...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtorin e policisë, Gazmend Hoxha, në mëngjesin e sotëm...
    Front TV25 Nëntor 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka pritur në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Afrim Gashin. Pritja ceremoniale është mbajtur...
    Kronika25 Nëntor 2024
    Në Shtërpcë është arrestuar një person, pasi që në gjendje të dehur, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së...
    Kronika25 Nëntor 2024
    Në Gjilan mbrëmjen e së dielës është arrestuar një burrë pasi dyshohet se ka kanosur dy gra, duke i kërkuar atyre që...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Sistemi i pranimit të udhëtarëve dhe valixheve mund të bëhet nga vetë udhëtarët përmes kioskave të “Self-Check-in”. Prishtinë-25 Nëntor 2024 – Pas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.