Sulmuesi norvegjez, Erling Haaland mund të bëhet futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit.
Futbollisti më i mirë i Dortmundit është në shënjestrën e shumë klubeve të mëdha evropiane, shkruan FrontOnline.
Real Madridi, Barcelona, Manchester City, Chelsea dhe Manchester City e duan atë.
Dortmundi do të duhet ta shesë atë, derisa klauzola e shitjes së tij është 150 milionë euro, por kjo nuk është e gjitha.
Një klub që e dëshiron Haalandin do të duhet të paguajë shuma marramendëse.
Menaxheri i Haalandit, Mino Raiola po kërkon 58 milionë euro në vit si pagë për Haalandin, duke e tejkaluar Leo Messin, i cili fiton 50 milionë sosh.
Kështu, me një kontratë pesëvjeçare, klubi që do ta transferojë norvegjezin, duhet të kursejë 450 milionë euro duke përfshirë edhe dëmshpërblimin që shkon te Dortmundi./FrontOnline/