Sipas një raporti të CDC, numri i adoleshentëve të moshave 12 dhe 17 vjeç, që kanë filluar të rezultojnë pozitivë është rritur dukshëm.
Më shumë raste të Covid-19 ishin gjetur tek fëmijët me çrregullime shëndetësore siç janë: sëmundjet kronike të mushkërive, astma, çrregullimet imunitare, diabeti, sëmundjet kardiovaskulare dhe obeziteti.
Sipas shkencëtarëve, këto raportime kanë zgjuar një nevojë urgjente për studime dhe informacione të tjera, se si virusi i afekton fëmijët.
“Koronavirusi jo vetëm që i prekë fëmijët në aspektin shëndetësor, por pandemia i ka transformuar jetët e tyre duke i ballafaquar me një periudhë kritike të zhvillimit dhe edukimit të tyre”, tha Goza, autor i studimit.
Nga ana tjetër, për shkak të temperaturave të ulëta shumë njerëz e kalojnë shumicën e kohës brenda, ku virusi mund të përhapet më lehtë.
Duke marrë parasysh rritjen e numrit të rasteve të hospitalizuara në të gjithë vendet, zyrtarët shëndetësorë bëjnë thirrje tek familjet që t’i shmangin me çdo kusht festimet dhe bashkimet me shumë njerëz.
Sipas ekspertëve, ne mund të ndihmojmë në mbrojtjen e çdo njeriu në komunitetin tonë, duke mbajtur distancë, duke vendosur maska dhe duke mbajtur higjienë.