Cardi B ende ndihet keq kur mendon për kohën kur një ish i dashur ia vodhi 20 mijë dollarë (19 mijë euro) nga paratë e saj në punën që bënte si striptiste.
“Kur isha 20 vjeçe… e thosha kaq shumë këtë: “Unë jam 20 vjeçe dhe kam 20 mijë dollarë”.
“Dhe kjo më bënte të hipnotizuar sepse punova shumë për to”, tha reperja tani 29-vjeçare, të martën në emisionin “Lip Service” të Angela Yee.
“Unë kisha tundur shumë të pasmet e mia për këto”, shtoi ajo.
Por Cardi u kujtua se një ditë numëroi paratë dhe kuptoi se kishin mbetur vetëm 1000 dollarë apo (980 euro).
“Ai mori paratë e mia dhe nuk u përgjigj në telefon për tërë ditën [kur telefonova për të pyetur për këtë]”, theksoi artistja.
“Po çmendesha dhe më pas ai tha: “Po, i mora paratë sepse jam në Kaliforni duke marrë drogë për të shitur”.
Reperja e “Bodak Yellow” ka treguar se ka mbetur e “traumatizuar” nga ajo ngjarje.
Ajo tha gjithashtu se kjo e bëri të vendoste që të mos dilte më me “djem që ishin të thyer”.
Kur Yee e pyeti nëse ajo i mori ndonjëherë paratë, Cardi u përgjigj: “Më ktheu rreth 4000 dollarë apo 3900 euro”.
Ajo tani është në një romancë dashurie me reperin Offset, me të cilin kanë bashkë dy fëmijë.
Të njëjtit u martuan në një ceremoni intime në shtator të vitit 2017.