Reperja Cardi B kishte hapur profilin e vajzës së saj në Instagram pak më shumë se një vit më parë. Por Little Culture (3) e gjeti veten në shënjestër të një urrejtje, kështu që nëna e saj ndërmori hapa në këtë drejtim.
Pas gjithë katrahurave që shkruan për vajzën e saj, ajo vendosi të ‘bllokojë’ profilin dhe kështu të çaktivizojë aksesin në fotot e vajzës së saj. “Nuk e kam kontrolluar profilin e vajzës sime, por tani do ta mbyll faqen e saj”, ka shkruar reperja në Twitter.
“Nuk e di se çfarë po ndodh, por shpresoj të vdesin të gjitha nënat që i lanë fëmijët e tyre të shajnë fëmijën tim”, shtoi ajo. Little Culture ka mbledhur më shumë se dy milionë ndjekës që nga shtatori 2020 kur nëna e saj hapi Instagramin. Në vetëm 15 orë, më shumë se 534,000 njerëz filluan ta ndiqnin atë. Dikur reperja deklaroi se ajo menaxhon profilin e vajzës së saj.
Njëkohësisht ajo ka treguar se vajza është e llastuar dhe se i pëlqen çdo gjë rozë. Profili i Culture qysh në fillim ishte i mbushur me përmbajtje simpatike nga mami e bija.
Kujtojmë, në vitin 2019, Cardi akuzoi blogeren dhe YouTuber-in Tasha K. (38) për shpifje , sepse në disa video ajo prezantoi fakte të gjoja të rreme për Cardi-n që dëmtonin reputacionin dhe jetën e saj private. Tasha pretendoi se Cardi prostituonte veten ndërsa ishte striptiste, se ishte e varur nga drogat e forta dhe se kishte tradhtuar bashkëshortin e saj Offset (30).
Ajo ka shkruar gjithashtu se Cardi ka herpes, të cilin shoqëruesit e Tashës e kanë përdorur për të fyer atë dhe vajzën e saj Culture. Por Cardi arriti të fitojë pas tre vitesh proces gjyqësor./FrontOnline/